LAJMI I FUNDIT:

Duket se po bisedonte me dikë, edhe pse vetëm ajo duket nga kamerat – misteri në ashensor para zhdukjes së studentes, në një hotel të Amerikës

Duket se po bisedonte me dikë, edhe pse vetëm ajo duket nga kamerat – misteri në ashensor para zhdukjes së studentes, në një hotel të Amerikës

Elisa Lam, një studente kanadeze 21-vjeçare, trupi i të cilës u gjet në vitin 2013 në një rezervuar uji në çatinë e një hoteli amerikan mbetet një nga misteret më të mëdha.

Video e saj në ashensorin e hotelit duke vepruar në një mënyrë shumë të çuditshme pushtoi rrjetet sociale e mediat ndërkombëtare. Pas 5 vitesh hetime tashmë rasti mbetet akoma mister.


Në janar të vitit 2013 ajo filloi një turne në bregun perëndimor të SHBA. Një ndalesë në turne ishte Los Anxhelosi.

Ato ditë ajo qëndroi në një hotel me një të shkuar të errët, pikërisht hoteli i quajtur Cecil.

Elisa kaloi pesë ditë në qytet dhe çdo ditë ajo telefononte prindërit e saj në mbrëmje.

Kur prindërit e saj nuk morën thirrjen e përditshme prej saj u shqetësuan aq shumë sa lajmëruan policinë. Vajza e tyre u raportua e zhdukur. Policia kontrolloi hotelin dhe çatinë, por asgjë nuk u gjet.

Pothuajse dy javë kaluan, pa shenja të Elisës.

Një ditë klientët e hotelit Cecil filluan të ankohen për ujin e pijshëm. Uji mbante erë të tmerrshme dhe kishte shije të çuditshme. Presioni i ujit ishte shumë i ulët. Kjo çoi në një kontroll të tubave të ujit dhe aty u zbulua kufoma e Elisës. Ishte trupi i vdekur i saj që po ndoste ujin sepse ai u gjet i vdekur në një depozitë të madhe me ujë në çatinë e hotelit.

Dëshmia e vetme e Elisës, para se ajo të zhdukej, janë pamjet e çuditshme të saj brenda ashensorit të hotelit.

Ajo u publikua nga FBI me shpresë se dikush mund të jetë në gjendje të ndihmojë me hetimin. Në orët e para të mëngjesit ajo ka hyrë në ashensor dhe duket se po konfliktohet me një fantazmë.

Ajo vazhdon të shtypë shumë nga butonat e ashensorit, qëndron në cep të hapësirës dhe pastaj më vonë lëviz duart e saj në një mënyrë të çuditshme.

Duket se po bisedon me dikë ose diçka, edhe pse vetëm Elisa duket nga kamerat.

Një tjetër gjë e çuditshme që duhet të vihet në dukje është se ashensori nuk funksionon gjatë gjithë kohës që ajo është pranë tij, pavarësisht përpjekjeve të saj për të shtypur butona të shumtë. Megjithatë, sapo ajo largohet ashensori fillon të punojë normalisht.

Pamjet e ashensorit të publikuara për publikun nuk janë të plota. Thuajse një minutë kohë duket se është redaktuar dhe pse kurrë nuk është zbuluar arsyeja e këtij veprimi, përcjell opinion.al.

Miqtë dhe familja e saj vërtetuan se ajo ishte e lumtur dhe nuk kishte asnjë arsye për të vrarë veten.

Personi i fundit me të cilin ajo komunikoi ishte menaxheri i librarisë në zonën pranë hotelit, Katie Orphan, i cili tha se Elisa kishte shkuar në dyqan për të blerë dhurata për familjen e saj.

Orphan citohet të ketë thënë se Lam ishte : “Shumë e gjallë, shumë miqësore”.

Por dhe sikur ajo të ketë vrarë veten ajo do të duhej të hynte në çatinë e hotelit që ishte mbyllur, të ngjiste shkallët deri në rezervuarin e ujit, të hapte një kapak shumë të rëndë vetë, pastaj të mbyllej brenda dhe ta mbyllte po vetë kapakun e rëndë depozitës. Sigurisht që kjo nuk është e mundur.

Zjarrfikësit në vendngjarje duhej të kullonin rezervuarin dhe të bënin një vrimë në të për të rimarrë trupin e saj për shkak të peshës dhe vështirësisë për ta hapur depozitën.

Kështu që sigurisht që kjo është shumë herë më e vështirë për një vajzë të re.

Por hotel “Cecil” ka histori të mëparshme të tilla dhe një anë të errët të tij.

I ndodhur në një pjesë të varfër të qytetit, ndërtesa e vitit 1927 është një nga hotelet më të famshme të Los Anxhelosit për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur atje gjatë viteve.

Ndër personazhet e padëshiruara që kanë qëndruar në hotel janë vrasësit serial famëkeq Richard Ramirez dhe Johann Unterweger. Ramirez jetoi atje nga viti 1984 deri në vitin 1985, e në këtë periudhë vrau 13 gra.

Vrasësi austriak Unterweger, i cili mendohet të jetë një kopje e Ramirez, u vendos atje dhe vazhdoi një lojë të vrasjes së prostitutave.

Në 1962, Pauline Otton një kliente e hotelit u hodh nga dhoma e saj duke vrarë një tjetër klient, George Gianinni, kur trupi i saj u ul mbi të.

E çuditshme dhe e pazbardhur mbetet vdekja e Goldie Osgood. Ajo u gjet e mbytur, e përdhunuar dhe e goditur me thikë brenda dhomës së saj në katin e shtatë të hotelit.

Por me hotelin lidhen dhe një sërë vdekjesh të tjera të pashpjeguara, rreth 22 të tilla.

Në trend Botë

Më shumë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Kalo në kategori