LAJMI I FUNDIT:

Duket se iPhone i radhës do ta ketë numrin 13, pritet të ketë edhe variantet ‘Pro’, ‘Pro Max’ dhe ‘Mini’

Duket se iPhone i radhës do ta ketë numrin 13, pritet të ketë edhe variantet ‘Pro’, ‘Pro Max’ dhe ‘Mini’

Sipas mediave të huaja iPhone i radhës megjithatë do ta ketë numrin 13, pretendon një raport, por gjithashtu thuhet se Apple do ti ketë edhe variantet ‘Pro’, ‘Pro Max’ dhe ‘Mini’.

Numri që Apple do të përdorë për iPhonen e radhës ka shkaktuar disa polemika për shkak të numrit 13, që shpesh ‘konsiderohet’ numër jo i mirë nga shumë njerëz. Por përkundër kësaj, pretendohet se Apple do ta përdorë atë për gamën.


Sipas kontrolleve të zinxhirit të furnizimit nga Financial Daily News, Apple do të vazhdojë me numrin 13, duke ndjekur serinë e numrave nga 11, 12 e deri te 13.

Një sondazh nga 21 qershori pohoi se 74% e të anketuarve dëshironin që emri të ndryshohej në diçka tjetër. Sugjerimi kryesor për një emër alternativ ishte “iPhone (2021)” me 38% të votave.

Sa i përket varianteve individuale, Apple me sa duket do të vazhdojë të përdorë emrat ekzistues për modelet e reja, duke përfshirë “iPhone 13 Pro Max” me 6.7 inç, “iPhone 13” dhe “iPhone 13 Pro” me 6.1 inç dhe 5.4 -inç “iPhone 13 Mini”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Honor 200 Lite tashmë zyrtar në Evropë

Honor 200 Lite tashmë zyrtar në Evropë

Teknologji
Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Kalo në kategori