LAJMI I FUNDIT:

“Dukej si një shpërthim”: Banorët tregojnë se si “shtëpitë u dridhen dhe gotat e çajit gati u rrëzuan”, kur një tërmet goditi një pjesë të Anglisë

“Dukej si një shpërthim”: Banorët tregojnë se si “shtëpitë u dridhen dhe gotat e çajit gati u rrëzuan”, kur një tërmet goditi një pjesë të Anglisë

Njerëzit kanë raportuar që shtëpitë e tyre po dridheshin dhe gotat e çajit gati janë rrëzuar kur një tërmet me magnitudë 3.4 goditi Somerset, Angli.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, dridhja kishte kapur disa banorë në befas të cilët po nxitonin të kontrollonin nëse ndonjë makinë ishte përplasur për shtëpinë e tyre, pak para orës 11 të mbrëmjes në perëndim të Anglisë.


Mediat sociale u përmbytën nga njerëzit që raportuan lëkundjen që përshkruhej si një “zhurmë”.

Jenny Vincent, në Somerset, tha që ajo po shikonte një program televiziv të pëlqyer nga ajo, kur dëgjoi dridhjen.

“Kishte një zhurmë të vogël, atëherë një gjëmim rreth orës 10.50. Dekoratat tona të pemës së Krishtlindjes lëkundëshin nga njëra anë në tjetrën! Unë shikova derën e përparme dhe nuk pashë asgjë”, ka rrëfyer ajo.

Sipas autoriteteve britanike, një tërmet kishte goditur këtë pjesë dhe zgjati për disa sekonda.

Ndër zonat e raportuara ku ishin ndier dridhjet ishin Yeovil, Bridgwater, Taunton dhe Cheddar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Kroacia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori