LAJMI I FUNDIT:

Duke ikur nga policia, hajnat aksidentojnë për vdekje gazetarin (Video)

Duke ikur nga policia, hajnat aksidentojnë për vdekje gazetarin (Video)

Një aksident tragjik komunikacioni ka ndodhur të martën në Brazil, ku një gazetar argjentinas ka humbur jetën.

Jorge Luis Lopez ka humbur jetën në rrugët e Sao Paulos, pasi vetura taksi me të cilin po udhëtonte është goditur nga një automjet në të cilin ishin tre hajdutë dhe po ndiqeshin nga policia.


Aksidenti ishte fatal për gazetarin e të përditshmes Ole.

Gruaja e të ndjerit, Veronica Brunati, mësoi për vdekjen e burrit nga një postim në Twitter i trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeone.

“Ai nuk ishte vetëm një gazetar i madh, por edhe një mik. Ndjej dhimbje të madhe. Ngushëllime për Veronican dhe familjen”, kishte shkruar Simeone. /Telegrafi/