LAJMI I FUNDIT:

Dujovski: Vetingu në MPB duhet të ndajë policët e ndershëm me ato të pandershmit

Dujovski: Vetingu në MPB duhet të ndajë policët e ndershëm me ato të pandershmit

Deri më 30 shtator Grupi punues për pastrim (veting) të policisë duhet të dorëzojë koncept se si do të zbatohet ky proces, që sipas kryesuesit të Grupit punues, profesori Nikola Dujovski, duhet t’i ndajë policët e ndershëm nga ato të pandershmit.

Sipas njoftimeve të para në MPB, një pjesë e caktuar e të punësuarve kanë biznese private, firma të regjistruara jashtë vendit dhe janë bashkëpronarë nëpër firma tjera. Gjithashtu është vërtetuar se zyrtarë të MPB-së kanë kontakte me struktura kriminale, dhe është vërejtur ndërlidhja e tyre me bastoret sportive. Tek një pjesë e të punësuarve në MPB ka indicje se disponojnë pronë që i tejkalon mundësitë e tyre financiare të siguruara përmes të hyrave legale. Si problem që është vërtetuar sipas analizave të para, një pjesë e të punësuarve në MPB kanë shtetësi bullgare që vendos në pikëpyetje integritetin e tyre dhe profesionalitetin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas profesorit Nikolla Dujovski, ideja për këtë proces vjen nga vet Ministria e Punëve të Brendshme, për arsye se është vërtetuar se ekzistojnë shkelje të mëdha të policisë.

Dujovskit thotë se procesi i vetingut do të kontrollojë integritetin, pronën dhe profesionalizmin e të gjithë të punësuarve në MPB duke përfshirë edhe funksionarët e emëruar.

Procesi do të zhvillohet për tre vite ndërsa si garanci do të jenë të përfshira edhe institucionet ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare në Maqedoni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori