Thellimi i bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë në sferat me interes të përbashkët ka qenë temë e takimit të sotëm në mes të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani me ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi.
Duke e falënderuar për vizitën dhe bashkëpunimin e deritashëm, ministri Hasani u zotua për thellimin e bashkëpunimit në shumë sfera e plane ekonomike në interes të dyanshëm
“Si garant i këtij bashkëpunimi në mes nesh është edhe emërimi si përgjegjës për udhëheqjen e politikave ekonomike, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj. Thellimi dhe rritja e dinamikës mes dy qeverive hap kapitull të ri të bashkëpunimit ekonomik me shtetin shqiptar”, ka thënë ministri Hasani.
Ministri po ashtu u zotua për marrëveshje konkrete për tregti dhe pa barriera burokratike mes dy shteteve duke stimuluar prodhimin vendor dhe eksportin, si domosdoshmëri për rritjen dhe zhvillim ekonomik.
Ndërsa, ambasadori Minxhozi shprehu gatishmërinë për krijimin e mundësive të reja për të qenë më afër interesit te ndërmarrjeve dhe bizneseve të Shqipërisë dhe Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe