Ishte kancelari gjerman Olaf Scholz ai që së pari kritikoi ndërmarrjet që po bëjnë fitime kolosale.
“Kjo nuk është në rregull”, kishte shkruajtur Scholz në fillim të korrikut.
Nga kjo ndërkohë është ngritur kërkesa për një tatim shtesë mbi fitimet e larta të ndërmarrjeve në këto kohë krize.
Kërkesa nuk u formulua nga kancelari, por nga kryetarja e partisë Demokrate, Saskia Esken dhe bashkëkryetarja e Të Gjelbërve, Ricarda Lang.
Kritika ndërmarrjeve nga Banka Qendrore Evropiane
Po e përdorin ndërmarrjet inflacionin e lartë për të rritur më tej çmimet dhe për të arritur fitimeprurje edhe më të majme? Në SHBA ky debat ka shpërthyer më parë mes studiuesve të ekonomisë, që kanë zbuluar ndërkohë nocionin “lakmi-flacion” – pra lakmi dhe inflacion, që do të thotë një inflacion që nxitet më tej nga lakmia e sipërmarrjeve për fitime.
Drejtoresha e BQE-së, Isabel Schnabel në një fjalim të fundit është shprehur se “thënë në mënyrë provokuese: shumë firma në eurozonë edhe nëse pa dyshim jo të gjitha, kanë përfituar nga rritja e fundit e inflacionit”.
Kjo deklaratë u interpretua si kritikë ndaj ndërmarrjeve. BQE e pyetur për këtë deklaroi, se nuk është pjesë e punës së saj të kritikojë ekonominë private.
Pra jo lakmi, por pasojë e inflacionit? Disa ekonomistë kujtojnë, se në një ekonomi tregu nuk mund të përcaktohet si lakmi maksimizimi i fitimit nga ndërmarrjet. Disa ekspertë në SHBA shohin edhe pasojat e pandemisë COVID-19 si faktor për “lakmi-flacionin” – teza e tyre: njerëzit kishin nevojë pas pandemisë për blerje, prandaj çmimet u rritën pjesërisht në mënyrë të ekzagjeruar, si në gastronomi.
Në një dritë tjetër shihen fitimet kolosale të koncerneve të karburanteve, që kanë arritur fitime të mëdha pas luftës në Ukrainë. Por edhe këtu vëzhguesit e ekonomisë presin që fitimet të jenë vetëm të përkohshme, dhe se tregu do të rregullojë çmimet.
Konkurrenca kujdeset për çmime të balancuara
Nëse firmat i ngrenë në mënyrë aktive çmimet kjo varet nga ajo, se sa fuqi kanë ato në treg. Monopolistët për shembull mund të diktojnë çmimet, në një kohë që rritja e çmimeve në një treg të kufizuar është po ashtu e kufizuar.
I këtij mendimi është profesori Volker Wieland për ekonominë monetare nga Universiteti Goethe në Frankfurt.
“Ka nevojë për një rregull konkurrence, për të penguar fuqinë e tepruar të tregut. Eksperti nuk e merr në konsideratë nocionin lakmi-flacionin”.
Nuk është turp që një ndërmarrje e rrit çmimin për produktin e saj.
“Konkurrenca është ajo pastaj që bën që çmimet dhe fitimi të bien”, thotë ai.
Wieland e sheh me skepticizëm konceptin e një tatimi shtesë për superfitimet.
“Cili fitim është tepër i madh?. Sido që të jetë në Gjermani fitimet e larta tatohen shumë”, shton Wieland.
Edhe Thomas Obst nga Instituti i Ekonomisë Gjermane ka të njëjtin qëndrim për debatin mbi fitimprurjet e mëdha. Politika duhet të veprojë që të mënjanohen strukturat oligopole. Tatimi shtesë ndaj fitimit është instrument i gabuar sipas tij dhe përtej kësaj “i vështirë për t’u realizuar nga ana e së drejtës kushtetuese”.
Kushtetuta gjermane parashikon rregulla të forta për këtë, ndryshe nga vendet e tjera.
“Lakmi-flacioni” nuk është fenomen për ekspertin Obst, por akuzë. Ai pret në muajt e ardhshëm rënien e inflacionit dhe e lidh këtë me rënien e kërkesës. Në lidhje me debatin për tatimin shtesë, ai thotë se “në vend të ndezjes së debateve për shpërndarje të re, duhet të mendojmë, se si të veprojmë së bashku kundër shokut të inlfacionit”. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Kreativ Qeramika, Kampion i Kampionëve!
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi