LAJMI I FUNDIT:

A duhet të ndalohet përdorimi i qeseve të plastikës në Kosovë?

A duhet të ndalohet përdorimi i qeseve të plastikës në Kosovë?

Për t’u asgjësuar një qese e plastikës i duhen rreth 1 mijë vjet. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse shumë shtete e kanë ndaluar apo kufizuar përdorimin e këtyre qeseve. Ndërsa, në Kosovë është diskutuar rreth kësaj çështje viteve të fundit.

Por si duhet të trajtohet kjo çështje në mënyrë që të mos dëmtohet industria e plastikës?


Drejtori i fabrikës Euro Plast, Nderim Berisha në një intervistë për emisionin “7 Ditë me Panxhën”, ka thënë se një vendim i menjëhershëm nga Qeveria për ndalimin apo kufizimin e qeseve të plastikës, e dëmton shumë industrinë që prodhon/përpunon qese të plastikës.

Ngjashëm kanë deklaruar edhe nga organizata që ka në fokus mbrojtjen e ambientit “Green Art Center”.

Pajtim Kastrati, koordinator i projekteve në këtë organizatë thotë se procesi i largimit të qeseve të plastikës nga përdorimi duhet të zhvillohet në disa etapa.

Ndërsa, zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Cavdarbasha thotë se janë duke e bërë plotësim-ndryshimin e ligjit për mbeturina, i cili do të hedhë poshtë udhëzimin administrativ për qese të plastikës i cili i detyron prodhuesit të prodhojnë qese të biodegradueshme.