Menopauza është periudha kur tek një grua në mënyrë të pakthyeshme ndërpriten menstruacionet
Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725
Pasi që ndërpriten menstruacionet, rrjedhimisht ajo grua nuk mund të mbetet më shtatzënë, gruaja në menopauzë nuk është më fertile.
Për të thënë se një grua është në menopauzë duhet të kalojnë 12 muaj pa pasur menstruacione.
Menopauza nuk është sëmundje, por është një proces normal biologjik. Ndonëse nuk është sëmundje, gratë në menopauzë kanë simptoma fizike dhe emocionale të cilat ndikojnë dukshëm në cilësinë e jetës, e çrregullojnë gjumin, bëjnë që ato gra të ndjehen të plogështa e të lodhura dhe të jenë të mërzitura e të shqetësuara.
Simptomat e menopauzës shkaktohen nga ndryshimet hormonale. Ndonjëherë simptomat dhe shenjat e menopauzës janë aq shumë të theksuara, saqë ndikojnë dukshëm në cilësinë e jetës të vetë gruas, por edhe të familjarëve të saj.
Duhet pasur parasysh se menopauza është një periudhë normale në jetën e çdo gruaje. Menopauza nuk është sinjal se po afrohet vdekja.
Mosha mesatare e femrave tek ne është rreth 78 vjeç, prandaj që nga menopauza statistikisht mbetet edhe 1/3 e jetëgjatësisë që do të kalohet.
Një shqetësim tjetër që kanë gratë në këtë moshë është se menopauza do t’i bëjë ato më pak femërore dhe më pak atraktive. Kjo nuk është e vërtetë! Një grua në menopauzë vetëm se nuk do të ketë nevojë të merakoset për shtatzëninë dhe për menstruacionet.
Ndonëse menopauza nuk është sëmundje, nuk duhet hezituar për kërkuar ndihmën e mjekut nëse këto simptoma dhe shenja janë shumë të theksuara.
Simptomat
Menopauza fillon kur ka kaluar një vit që nga menstruacioni i fundit. Zakonisht, menopauza shfaqet në moshën 50-51 vjeçare.
Mosha kur një grua hyn në menopauzë nuk ndryshon nga gjenerata në gjeneratë, për dallim nga mosha kur fillojnë menstruacionet (menarche).
Menarke po shfaqet gjithmonë e më herët tek vajzat e reja. Derisa në mesin e shekullit të kaluar mosha kur një vajze i vinin menstruacionet ishte 14-15 vjeç, sot menarke shfaqet 2-3 vjet më herët. Kjo mendohet se vjen për shkak të përmirësimit të kushteve të jetesës, ushqyeshmërisë më të mirë etj.
Këta faktorë nuk ndikojnë në moshën kur një grua hyn në menopauzë. Pra, me fjalë tjera, pa marrë parasysh se kur ka qenë menarke, apo në çfarë kushtesh jetësore ka jetuar një grua, kjo nuk reflektohet në moshën kur ajo do të hyjë në menopauzë.
Shenjat dhe simptomat e menopauzës fillojnë shumë më herët se kur për një grua themi se është në menopauzë (pra akoma pa u mbushur një vit nga menstruacioni i fundit). Këto shenja janë:
– çrregullimi i ciklit menstrual,
– zvogëlimi i fertilitetit (aftësisë për të mbetur shtatzënë),
-tharja e vagjinës,
-afshet e të nxehtit,
– djersitja gjatë natës,
– çrregullimet e gjumit,
– ndryshimi i shpejtë i disponimit (papritmas mërzitet dhe qanë),
– shtimi në peshë (sidomos shtimi i dhjamit në bark),
– ndryshimi i cilësisë së flokëve (flokët janë më të hollë),
– gjinjtë ndryshojnë formën (janë më pak të mbushur dhe më të varur)
Është shumë e rëndësishme që gjatë viteve përpara menopauzës (perimenopauza) dhe në vitet pas menopauzës (postmenopauza), patjetër të vizitoheni te gjinekologu për të parandaluar sëmundjet që mund të shfaqen në këtë moshë, gjithashtu edhe për të trajtuar çrregullimet e mundshme që mund të shfaqen.
Zakonisht ndodhë që kur një grua i afrohet moshës së menopauzës, menstruacionet shpeshherë vonohen. Në këtë rast gruaja shqetësohet se mos ndoshta ka mbetur shtatzënë dhe për këtë arsye shkon te gjinekologu.
Kjo është një mundësi e mirë që krahas përcaktimit se a është apo jo shtatzënë (rrallëherë ndodhë që një grua në këtë moshë mbetet shtatzënë!) të kryhen edhe ekzaminime dhe analiza të nevojshme për një grua në këtë grupmoshë.
Nëse një grua ka gjakderdhje pas menopauzës, patjetër duhet të këshillohet me gjinekologun! /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian