LAJMI I FUNDIT:

A duhet ta lejoni qenin t’jua lëpijë fytyrën?!

A duhet ta lejoni qenin t’jua lëpijë fytyrën?!

Është mit i zakonshëm se goja e një qeni është shumë më e pastër se ajo e njeriut, megjithatë, fatkeqësisht, kjo mbetet vetëm një mit. Siç duket, goja dhe gjuha e qenit janë të mbushura me lloje të ndryshme të baktereve.

Parazitet e tilla të cilat gjenden në kafshë, shumë lehtë mund të transmetohen të njerëzit. Dhe, siç bëjnë të ditur studiuesit, bakteret e tilla – siç është salmonella – mund të shkaktojnë infeksione të ndryshme.


Megjithatë, ky tmerr është vetëm nëse keni një sistem të dobët të imunitetit, pasi që personat me sistem të shëndetshëm të imunitetit nuk duhet të brengosen aq shumë. /Telegrafi/