LAJMI I FUNDIT:

Duhet një Ligj i veçantë për funksionalizimin e partive politike

Duhet një Ligj i veçantë për funksionalizimin e partive politike

Ekziston nevoja e një ligji të veçantë për partitë politike, me anë të të cilit të rregullohej funksionalizimi i brendshëm i tyre. Ky ligj do t`i vendoste disa rregulla bazë për një demokraci të brendshme në parti politike.

Isuf Zejna, nga Demokracia Plus në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se aktualisht mungon një ligj i tillë, ku nuk kemi rregulla të qarta të brendshme për partitë politike se si duhet të menaxhohet anëtarësia, zgjedhjet e të tjera.


“Derisa të kemi një mbikëqyrje më të mirë të zyrës për regjistrim të partive politike nuk na garanton që kemi me pas parti politike të cilat i respektojnë të drejtat demokratike edhe ashtu shohim se partitë politike më shumë janë grupe shokësh, pra që qeverisin nga një grup i ngushtë njerëzve derisa anëtarësia është aty vetëm në kohë të fushatave që të mblidhet dhe t`i mbush sallat ose stadiumet në tubime elektorale”, ka thënë Zejna.

“Në kohën kur nuk kemi zgjedhje nuk ka kurrfarë aktivitetesh të partive politike ose janë një grup shumë i ngushtë i personave që janë grupe shokësh dhe nuk është se vijnë si rezultat i vullnetit të anëtarësisë, pra prej bazës atje ku ishte dashur të buronte pushteti i këtyre personave”, ka theksuar ai.

Zejna ka thënë se në vendet tjera ekzistojnë ligje të veçanta për funksionalizimin e partive politike.

“Në shtete e tjera kemi ligje të veçanta ose rregullore të veçanta për funksionalizimin e partive politike kështu që edhe në Kosovë është e nevojshme që t`i kemi këto rregullore ose këtë legjislacion edhe t`i vendosim disa rregulla bazë mbi demokracinë e partive politike, demokracinë e brendshme. Kur t`i kemi partitë demokratike prej brenda atëherë do të reflektojë edhe në institucione publike”, ka thënë ai.

“Mirëpo nëse i lajmë krejt të pavarura partitë të funksionojnë përbrenda ashtu siç mendojnë kryetarët e tyre atëherë do të stagnojmë në këtë pozitë ku jemi që kemi njëfarë nënshtrimi të partisë nën drejtim të liderëve ose kryesimit të partive dhe jo e kundërta pra nënshtrimit të vullnetit të anëtarësisë tek liderët”, ka shtuar Zejna.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori