Ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski tha se Varshava po shqyrton propozimin e Kievit për të rrëzuar raketat ruse të drejtuara drejt territorit polak, ndërsa ato janë ende në hapësirën ajrore të Ukrainës.
Siç raporton BBC, propozimi është përfshirë në marrëveshjen për mbrojtjen e përbashkët midis dy vendeve, të nënshkruar gjatë vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në Poloni.
“Në këtë fazë, kjo është një ide. Ajo që thotë marrëveshja jonë është se ne do ta analizojmë këtë ide”, i tha Sikorski “Institutit Amerikan të Ndërmarrjeve” në Uashington.
Ai tha se disa raketa ruse të lëshuara nga zona e Shën Petersburgut drejt objektivave ukrainas pranë qytetit perëndimor të Lviv, jo shumë larg kufirit polak, kaluan Bjellorusinë dhe hynë në hapësirën ajrore polake rreth 40 sekonda përpara se të ktheheshin drejt objektivave të tyre në Ukrainë.
Sikorski pranoi se një periudhë kaq e shkurtër kohore i dha Polonisë pak kohë për të reaguar, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, propozimi teorikisht do të mbulonte çdo raketë që kalon Ukrainën perëndimore në drejtim të Polonisë. “Ne jemi një vend në vijën e frontit dhe raketat ruse po shkelin hapësirën tonë ajrore”, tha polaku dhe shtoi se “nëse i rrëzojmë ato vetëm kur hyjnë në hapësirën tonë ajrore, mbeturinat janë një kërcënim për qytetarët tanë dhe pronën tonë”.
“Për mendimin tim, është vetëmbrojtje, por ne jemi duke e analizuar idenë”, pohoi Sikorsky.
Ky i fundit shtoi se një raketë ruse ra pranë shtëpisë së tij në Bydgoszcz, rreth 500 kilometra nga kufiri me Bjellorusinë në dhjetor të vitit 2022. Dy shtetas polakë u vranë nga mbeturinat kur Ukraina rrëzoi një raketë ruse pranë kufirit polak një muaj më parë.
Në fillim të kësaj jave, Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz tha se Varshava do të konsultohej me aleatët e NATO-s dhe do të kërkonte pëlqimin e tyre përpara se të përpiqej të rrëzonte ndonjë raketë ruse.
“Çelësi është opinioni i SHBA-ve, të cilat janë mjaft skeptike për këtë çështje, ndaj Polonia sigurisht që nuk do ta marrë vetë një vendim të tillë”, shtoi ai.
Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në muajin shkurt të vitit 2022, Polonia e ndihmuar 44 herë ushtarakisht Ukrainën, duke përfshirë më shumë se 250 tanke, aeroplanë luftarakë MiG-29, helikopterë sulmues, sisteme artilerie dhe sisteme raketore të mbrojtjes ajrore të lëvizshme nga njeriu me vlerë më shumë se 4 miliardë euro.
Ndryshe, Polonia edhe këtë vit planifikon të ofrojë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit