LAJMI I FUNDIT:

Duhanxhinjtë e Velesit kërkojnë zgjidhje për 30 ton duhan të pashitur

Duhanxhinjtë e Velesit kërkojnë zgjidhje për 30 ton duhan të pashitur

30 ton duhan ka mbetur në hambaret e duhanxhinjve të Komunës së Lozovës në Veles, prej kur qendra e Strumicës për shit-blerjen e duhanit e ndaloi blerje e tij. Duhanxhinjtë nga ky rajon kanë pasur marrëveshje me qendrën e Strumicës, që të prodhojnë duhan kualitativ, për të cilin siç thonë, kanë harxhuar shumë para, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Ministria e Bujqësisë thonë se para vitit të ri ka pasur mbledhje me blerësit e duhanit, të cilët kanë shprehur interesim që ta blejnë gjithë duhanin.


24Vesti informon se “Strumica tabak” këtë vit nuk do të mund të blejë më tepër duhan, për shkak se kjo firmë nuk ka arritur që në kohë të duhur të sigurojë paratë për marrëveshjen e bërë.

Në ndërkohë duhanxhijtë bëjnë apel që të gjendet zgjidhje për shitjen e duhanit, për shkak se për çdo ditë ai po e humb vlerën dhe duhanxhinjtë do të humbin më shumë se 70 mijë euro./Telegrafi/