LAJMI I FUNDIT:

Duhanxhinjtë e Maqedonisë të kënaqur nga çmimet këtë vit

Duhanxhinjtë e Maqedonisë të kënaqur nga çmimet këtë vit

Duhanxhinjtë këtë vit janë të kënaqur nga çmimi dhe shitje e duhanit. Në total 6 mijë ton prej duhanit ose 30% e të korrurave janë blerë deri më 3 dhjetor, ose tre javë pas fillimit të blerjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është shumë më mirë se para 10 viteve, çmimi është shumë i mirë dhe kushtet janë të mira”, u shpreh një duhanxhi i Prilepit.


Çmimi mesatar i shitjes arrin deri 190 denarë për kilogram, ndërsa subvencionet për kilogram kanë qenë 60 denarë, që do të thotë se prodhuesit për momentin fitojnë 250 denarë për kilogram.

Për momentin blerje realizojnë gjashtë kompani, nga gjithsej 10 sa janë të regjistruara për të blerë duhanin./Telegrafi/