LAJMI I FUNDIT:

Dueli i Madh i Sallamit, mes një shkencëtari dhe Bismarckut

Dueli i Madh i Sallamit, mes një shkencëtari dhe Bismarckut

Një konflikt ka ndodhur midis shkencëtarit Rudolf Virchow dhe kancelarit të Prusisë Otto von Bismarck.

Ishte viti 1865. Virchow kishte vërejtur se kishte shumë njerëz që po vdisnin pas ngrënies së sallamit, pasi kushtet në fabrika e sallamit ishin tejet johigjienike dhe ku kishte shumë parazitë.


Ai izoloi bakterin ‘Trichinella’ si shkaktarin kryesor të infeksionit – një lloj krimbi parazitar që shkaktonte një sëmundje të dhimbshme dhe shpesh fatale të quajtur Trichinosis. Virchow po ushtonte presion mbi qeverinë, që të siguronte që fabrikat të mbanin pastër ambientet e tyre, për hir të sigurisë publike.

Megjithatë, nisma të tilla mund të kushtonin shumë dhe Bismarcku dëshironte t’i kanalizonte paratë në fushën e mbrojtjes. Ndaj, u mërzit aq shumë me Virchowin sa që e sfidoi në një duel. Si person i sfiduar, shkencëtari kishte të drejtën të përcaktonte se cilat armë do të përdoreshin. Ai propozoi që secili të konsumonte nga një suxhuk derri, me dijeninë se njëri prej të dyve ishte i infektuar me Trichinella. Personi që hante suxhukun e pastër do të ishte mirë, ai që hante suxhukun e infektuar do të sëmurej shumë dhe ndoshta do të vdiste pas një agonie të gjatë. Në këto kushte, Bismarcku e tërhoqi sfidën e tij. /bota.al/