LAJMI I FUNDIT:

Duda Balje me parti të re – Bashkimi Socialdemokrat

Duda Balje me parti të re – Bashkimi Socialdemokrat

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka njoftuar se tashmë ka regjistruar partinë e saj të re, të cilën e ka emëruar Bashkimi Socialdemokrat.

Ajo ka bërë të ditur se partia e saj përbëhet nga një numër i madh njerëzish të cilët kanë një qëllim të përbashkët për të sjellë diçka ndryshe në skenën politike.


Balje kishte dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat e mbajtura në Partinë Demokratike të Boshnjakëve- VAKAT. Deri te ky vendim ajo kishte thënë se ka ardhur pasi kishte një periudhë të gjatë që ishte prishur harmonia brenda partisë.

‘Socijaldemokratske unije’ (SDU) është partia të cilën do ta udhëheq Balje.

“Bashkimi ynë i ri Social Demokratik është një parti e atyre që ndajnë të njëjtat ide, ata që do të punojnë për ndryshime dhe jo ata që thjesht po flasin për këtë. SDU është një parti e atyre që jetojnë nga puna, dituria, dhe jo ata që jetojnë nga përdorimi i gabuar i punës së të tjerëve e njohurive”, shkruan Balje.

Më poshtë keni të plotë njoftimin e Baljes në Facebook.  /Telegrafi/