LAJMI I FUNDIT:

Duda Balje falënderon të gjithë ata që e mbështetën për t’u bërë deputete

Duda Balje falënderon të gjithë ata që e mbështetën për t’u bërë deputete

Duda Balje pas vendimit të Gjykatës Supreme dhe certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka falënderuar të gjitha mediat dhe shoqërinë civile për angazhimin dhe përkrahjen në arritjen e drejtësisë me rastin e manipulimit të votave në këtë proces zgjedhor.

Ajo në një postim në Facebook , ka premtuar se do të angazhohet në Kuvendin e Republikës të Kosovës për avancimin e ligjshmërisë për rrjedhat e ardhshme të shoqërisë civile dhe mediave në Kosovë.

Ndjejë obligim njerëzor, moral dhe politik që nga thellësia e zemrës t’iu falënderohem të gjitha mediumeve dhe Institutit Kosovar të Drejtësisë – IKD ( dhe shoqërisë civile kosovare) për angazhimin dhe përkrahjen e pashoqë në arritjen e drejtësisë me rastin e manipulimit të votave në këtë proces zgjedhor.

Mediumeve të shtetit tim Kosovës ju falënderohem për ngritjen e zërit të pareshtur kundër padrejtësisë që u përpoq të bëhet. Pa zërin e juaj sot drejtësia do të ishte e mangët për të vërteten. Ju jeni shembulli më domethënës i liris dhe demokracisë të shtetit tonë. Përkulem para jush dhe besimit tuaj se drejtësia do të ngadhënjej!

IKD i falënderohem për profesionalizmin e jashtëzakonshëm dhe kuptim plotë. IKD është sinonim i vlerave të demokracisë së drejtësisë dhe njohurive të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së shtetit të Kosovës.

Shoqërisë civile i falënderohem përjetësisht që mbrojti dhe kultivoj drejtësinë deri në fund. Shoqërisë tonë civile duhet t’ia ketë lakmi edhe shteti me demokracinë më të avancuar në botë! Kosova jonë ka me çka të mburret.

Nga ana ime ju premtoj dhe zotohem para jush që mishërisht do të angazhohem në Kuvendin e Republikës të Kosovës për avancimin e ligjshmërisë për rrjedhat e ardhshme të shoqërisë civile dhe mediave në Kosovë. Zoti i bekoftë mediat e Kosovës! Zoti e bekoftë shoqërinë tonë civile! Zoti e bekoftë shtetin e Kosovës“, ka shkruar Balje.

Pas Aktgjykimit të Supremes, Komuniteti i Bashkuar-Adrijana Hoxhiq nuk ka fituar mandat në Kuvend dhe një deputet i është hequr Iniciativës Rome parti këto që kishin fituar vota për komunitetet e tyre me ndihmën e Listës Serbe në komunat me shumicë serbe.

Në vend të Adrijana Hoxhiq në Kuvend është futur Duda Balje nga Unioni Social Demokrat, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori