LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa shijon jetën si beqare e re, ndërsa merr poza atraktive në ishujt St. Barts pas ndarjes nga Anwar Hadid

Dua Lipa shijon jetën si beqare e re, ndërsa merr poza atraktive në ishujt St. Barts pas ndarjes nga Anwar Hadid

Dua Lipa dukej sensacionale me një fustan argjendi vezullues, teksa vazhdonte pushimet e saj të Vitit të Ri në ishujt St. Barts të hënën.

Këngëtarja, 26 vjeçe, e cila thuhet se është ndarë nga i dashuri Anwar Hadid së fundmi, dukej në humor të mirë e veshur me fustanin e prerë, i cili ngacmonte dekoltenë dhe i nxirrte në pah barkun e saj të hollë.

Fustani zbuloi gjithashtu këmbët e saj të tonifikuara teksa pozonte, shkruan DailyMail.


Interpretuesja e hitit “New Rules” kishte veshur fustanin e saj dhe kishte vënë pak rimel metalik dhe buzëkuq ngjyrë blu.

Nga çmimet Grammy e deri te milionat në Spotify - artistët shqiptarë pushtuan tregun e muzikës ndërkombëtare edhe gjatë vitit 2021
Lexo po ashtu Nga çmimet Grammy e deri te milionat në Spotify - artistët shqiptarë pushtuan tregun e muzikës ndërkombëtare edhe gjatë vitit 2021

Ajo ka ripublikuar edhe një fotografi me familjen e saj të dashur, babain Dukagjinin, nënën Anesa dhe vëllaun dhe motrën, Rinën dhe Gjinin.

Udhëtimi i Duas vjen pasi ajo dhe i dashuri Anwar thuhet se vendosën të bëjnë një pushim pas lidhjes së tyre për më shumë se dy vjet.

Ajo dhe Anwar, 22 vjeç, po ‘i kuptojnë gjërat tani’ dhe ‘po kalojnë kohë të ndarë’, tha një burim i brendshëm për Revistën People.

Në fillim të kësaj jave, tabloidi britanik The Sun raportoi se ata u ndanë dhe ishin në ‘krizë’ sepse udhëtimet po i mbanin shumë të ndarë dhe ishte ‘e vështirë’ për ta që ta mbanin lidhjen me oraret e tyre të ngjeshur.

Ata nuk ishin fotografuar së bashku për gjashtë muaj, sipas gazetës, pasi Dua incizoi këngë të reja në Londër dhe Los Angeles ndërsa Anwar ishte në New York.

“Çifti hodhi idenë për t’i vënë frenat romancës së tyre muajin e kaluar, pasi të udhëtosh kaq shumë dhe të jesh bashkë po rezulton të jetë e vështirë”, raportoi The Sun në fillim të kësaj jave.

“Marrëdhënia e tyre po kalon një krizë dhe duket se është në krizë”, shtoi burimi i brendshëm.

Në maj të vitit 2021, Dua zbuloi se ata u takuan fillimisht në një festë.

Dua dhe Anwar për herë të parë u fotografuan në qershor  të vitit 2019, pasi u panë bashkë në Festivalin e Muzikës Britanike ‘Summer Time’ në Londër.

Menjëherë pas kësaj, ata morën pjesë së bashku në Javën e Modës në New York në shtator të vitit 2019. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Magazina
Driloni shokon me deklaratën: Nëse Drenusha puth Gresën, unë do të puth Leon

Driloni shokon me deklaratën: Nëse Drenusha puth Gresën, unë do të puth Leon

Magazina
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Magazina
Gramosi, i eliminuari i dytë nga Big Bother VIP Albania

Gramosi, i eliminuari i dytë nga Big Bother VIP Albania

Magazina
Gramosi pas eliminimit: Fillova të kem frikë nga ajo shtëpi

Gramosi pas eliminimit: Fillova të kem frikë nga ajo shtëpi

Magazina
Befason Drenusha: Driloni s’do të mbahej mend po të qëndronte Atilla

Befason Drenusha: Driloni s’do të mbahej mend po të qëndronte Atilla

Magazina
Kalo në kategori