Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, pati një performancë të mrekullueshme në mbrëmjen gala të organizuar nga Luisa Via Roma në bashkëpunim me UNICEF.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova e ka dëshmuar se është e lindur në skenë për shkak të mënyrës së interpretimit e lëvizjeve skenike.


26-vjeçarja u pa duke kërcyer me shumë energji dhe gjithashtu me shumë pasion në këtë mbrëmje gala.

Megjithatë, fillimisht nuk dihej nëse krijuesja e hitit “Levitating” do jetë e pranishme në këtë eveniment.

Ajo interpretoi këngët e albumit të fundit “Future Nostalgia”, të cilin e lansoi rreth një vit më parë në një periudhë pandemie.

Zeshkania zgjodhi një palë pantallona të gjerë shkëlqyes, e një triko të shkurtër të zezë.

Lipa këto ditë ka qenë në vëmendje të tabloideve ndërkombëtare për ndarjen nga modeli, Anwar Hadid.

Dyshja kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin pas dy vitesh romancë. /Telegrafi/