Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, po ashtu është nominuar në dy kategori në MTV Video Music Awards 2023.

Bukuroshja nga Kosova u nominua për ‘Këngën më të mirë pop’ për “Dance The Night” si dhe për ‘Këngën me koreografinë më të mirë’, e cila u realizua nga Charm La’Donna.


Kjo është publikuar në InstaStory nga vet Dua, me t’u publikuar lista e plotë e nominimeve.

Screenshot 10 9 Foto: Instagram

Ceremonia vjetore pritet të mbahet më 12 shtator në “Prudential Center” në New Jersey.

Përveç Lipës, në MTV VMAs të këtij viti u nominua edhe Bebe Rexha për ‘Bashkëpunimi më i mirë’ për këngën “I’m Good (Blue)” në duet me David Guettan.

Screenshot 11 7 Foto: Getty Images

Sivjet ka kryesuar me më së shumti çmime Taylor Swift, me gjithsej tetë në kategori të ndryshme.

27-vjeçarja në 2021 ishte shqiptarja e vetme që u nominua në katër kategori. /Telegrafi/

Screenshot 12 7 Foto: Getty Images