LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa në Tiranë, sheh nga afër punimet e çerdhes që po ndërtohet me kontributin e fondacionit të saj

Dua Lipa në Tiranë, sheh nga afër punimet e çerdhes që po ndërtohet me kontributin e fondacionit të saj
Foto: Erion Veliaj/Facebook

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ka bërë një vizitë të befasishme të premten në Tiranë.

Ajo së bashku me të dashurin, Anwar Hadid, dhe familjen e saj janë mirëpritur në kryeqytetin shqiptare nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Me këtë të fundit, ajo ka vizituar edhe një park të ri dhe një çerdhe që janë në ndërtim e sipër në Tiranë, i cili mbështet nga fondacioni i këngëtares në Kosovë, ‘Sunny Hill Foundation’.


Foto: Erion Veliaj/Facebook

Ajo ka përcjell nga afër punimet së bashku me Erion Veliajn, ku edhe janë takuar me inxhinierët dhe arkitektët në vendpunishte.

Befasi: Dua Lipa vjen në Tiranë, mirëpritet nga kryebashkiaku Erion Veliaj
Lexo po ashtu Befasi: Dua Lipa vjen në Tiranë, mirëpritet nga kryebashkiaku Erion Veliaj

Lipa gjatë vizitës ka hedhur edhe çimenton në vendpunishte, për të marrë kështu bekimin e saj për ndërtimin e këtij kopshti dhe çerdheje.

Foto: Erion Veliaj/Facebook

Ajo më pas ka hedhur edhe dhe në një nga pemën e inkuadruara në oborrin e objektit që po ndërtohet.

Vet kryetari Veliaj në një video të publikuar në Facebook, ka falënderuar Duan për kontributin.

Foto: Erion Veliaj/Facebook

“Faleminderit Dua Lipa, që po na jep një dorë me Kopshtin 42, i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili shumë shpejt do të mirëpresë 300 fëmijë në zemër të Tiranës. Mirënjohje për Kujtimin dhe Arbenin nga Shqipëria, dy dizajnuesit e talentuar të bluzës, me shitjet e së cilës u mblodh fondi për mobilimin e kopshtit, që do të mbajë emrin e fondacionit të Duas, “Sunny Hill”. Faleminderit edhe Dukagjin dhe Anesa Lipa, jeni dy prindër shembullorë me zemër të madhe”, ka shkruar Veliaj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Eva Longoria shkëlqen në një fotosesion mahnitës dhe promovon projektin e ri me Disney+

Eva Longoria shkëlqen në një fotosesion mahnitës dhe promovon projektin e ri me Disney+

Magazina
Kalo në kategori