Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka udhëtuar drejt kontinentit australian këto ditë.

Ajo ka qëndruar në Sydney, pasi ka qenë e ftuar për të performuar në atë që njihet si “Mardi Gras”, parada e komunitetit LGBTI në Australi.


Dua ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga ngjarja, ku shihet se është mirëpritur mjaft mirë nga ky komunitet.

E veshur në një kostum të ngushë me vija të zeza dhe të verdha, këngëtarja me prejardhje shqiptare ka theksuar linjat e saj trupore.

“Parada Mardi Gras”, çfarë nderi të jesh sot këtu, asgjë më shumë se magjike – shihemi sonte në shfaqje”, shkroi Lipa në mbishkrimin e këtyre fotografive.

GettyImages 1209440733

Dua ka qenë gjithnjë një mbështetëse e komunitetit LGBTI dhe ajo madje kishte dedikuar një status të veçantë edhe për Prishtinën, kur organizoi paradën e parë të këtij komuniteti në vitin 2017.

Flamurin shumëngjyrësh, këngëtarja e njohur ndërkombëtarisht e kishte shfaqur për herë të parë në klipin e saj “Blow your mind”. /Telegrafi/

GettyImages 1209440605 Dua Lipa në paradën e komunitetit LGBTI në Sydeny (Foto: Brendon Thorne/Getty Images/Guliver)

GettyImages 1209440680 Dua Lipa në paradën e komunitetit LGBTI në Sydeny (Foto: Brendon Thorne/Getty Images/Guliver)

GettyImages 1209440793 Dua Lipa në paradën e komunitetit LGBTI në Sydeny (Foto: Brendon Thorne/Getty Images/Guliver)

GettyImages 1209440819 Dua Lipa në paradën e komunitetit LGBTI në Sydeny (Foto: Brendon Thorne/Getty Images/Guliver)

GettyImages 1209440858 Dua Lipa në paradën e komunitetit LGBTI në Sydeny (Foto: Brendon Thorne/Getty Images/Guliver)

GettyImages 1209440929 Dua Lipa në paradën e komunitetit LGBTI në Sydeny (Foto: Brendon Thorne/Getty Images/Guliver)