Dua Lipa mahnit me format trupore në paraqitje me bikini, ndërsa shijon motin e ngrohtë në Brazil

Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen sërish teksa u shfaq me një bikini minimalist pranë pishinës së hotelit Fasano në Rio de Janeiro, Brazil, të mërkurën.
Këngëtarja 30-vjeçare, e cila ndodhet në Brazil në kuadër të turneut “Radical Optimism”, ekspozoi barkun e tonifikuar teksa shijonte rrezet e diellit mes koncerteve, shkruan DailyMail.
Ajo kishte veshur një set të zi dhe të verdhë, të kombinuar me një fund të lehtë mbulues, ndërsa përgatitej të largohej nga shezlongu. Pamjen e plotë e finalizoi me syze dielli të zeza, duke lënë flokët e errët të lira.

Më vonë, Dua u pa duke drekuar me familjen në plazhin Ipanema, kësaj here me një veshje më të thjeshtë dhe komode: një këmishë të bardhë të hedhur sipër një bikini-topi jeshil dhe xhinse.
Me të ndodheshin babai i saj, Dukagjini, nëna Anesa, si dhe vëllai Gjin e motra Rina.

Në fillim të javës, këngëtarja bëri bujë teksa shkoi për darkë në restorantin Braseiro da Gávea, ku u shfaq me një korse rozë e lejla, e frymëzuar nga të brendshmet, të kombinuar me xhinse të errëta dhe sandale lejla me hapje në pjesën e gishtërinjve.
Ndërkohë, i fejuari i saj, aktori Callum Turner, së fundmi ka folur hapur për romancën e tyre në një intervistë për Vanity Fair. Ai tha se e vetmja gjë që e shqetëson është kur njerëzit përpiqen t’i fotografojnë fshehurazi.

“Sigurisht që të bezdis kur dikush të incizon, por në përgjithësi njerëzit janë shumë të respektueshëm dhe të sjellshëm,” u shpreh ai.
Çifti nisi lidhjen në janar të vitit 2024 dhe e konfirmoi fejesën në qershor të këtij viti. Më herët, Callum e ka cilësuar Duan si “gruan më të bukur në botë”.

Në një intervistë për The Times Style, ai tregoi takimin e tyre të parë dhe një rregull të vogël që i ndihmon të ruajnë lidhjen mes angazhimeve të shumta dhe distancës. Sipas tij, romanca e tyre është thuajse si në film, pasi kishin “dy-tre herë raste ku pothuajse do të takoheshin, por jo plotësisht”, derisa fati i bashkoi.
Ai tregoi se takimi i tyre ndodhi në ditëlindjen e një miku të përbashkët, ku ulur pranë njëri-tjetrit zbuluan se të dy sapo kishin nisur të lexonin të njëjtin roman – “Trust” të Hernan Diaz.

I pyetur nëse është e vështirë të menaxhojnë një lidhje publike, aktori tha: “Nuk ka asgjë të vështirë. Është gjëja më e lehtë në botë – vërtet.”
Javën e kaluar, Dua kryesoi “Heat Rich List 2025”, listën e 30 yjeve nën 30 vjeç më të pasur në Britani dhe Irlandë.

Ajo ka arritur një pasuri prej 129 milionë paundësh, falë turneut të saj mbarëbotëror, projekteve të shumta dhe bashkëpunimeve me marka si Porsche dhe Versace. Turneu i saj “Radical Optimism” do të përfundojë më 5 dhjetor, me koncertin e fundit në Meksikë. /Telegrafi/




































































