Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri.

Ajo është e shoqëruar nga anëtarët e tjerë të familjes, babai Dukagjini, nëna Anesa si dhe nga motra Rina dhe vëllai Gjini.


Ka qenë së fundmi e ëma e artistes që ka ndarë disa imazhe nga pushimet e tyre në jug.

Screenshot 6 4 Foto: Screenshot/Instagram

E gjitha familja duket se po argëtohen në masë të madhe dhe po kalojnë çaste të mira me njëri-tjetrin.

Kjo nuk është hera e parë që ata shijojnë pushimet në vendin e quajtur ‘Kep Merli’.

Krijuesa e hitit “Levitating” gjatë vitit të kaluar mori edhe nënshtetësinë shqiptare nga presidenti Bajram Begaj.

E njëjta ka dhënë një kontribut të madh duke e përmendur vazhdimisht Kosovën e Shqipërinë në çdo intervistë e ceremoni prestigjioze që merr pjesë. /Telegrafi/