LAJMI I FUNDIT:

dua.com dhe AllianceBlock bashkojnë forcat për të mundësuar akses financiar me anë të kripto valutave

dua.com dhe AllianceBlock bashkojnë forcat për të mundësuar akses financiar me anë të kripto valutave

Platforma dua.com ka bashkuar forcat me AllianceBlock, ekosistemin e famshëm ndërkombëtar, që po ndërton tregun e parë globalisht të decentralizuar të kapitalit! Protokolli i AllianceBlock lidhë financat tradicionale dhe ato të decentralizuara, duke automatizuar edhe procesin e konvertimit të çdo aseti dixhital ose kriptoje në një produkt të bankueshëm.

Themeluesit e dua.com, Valon Asani dhe Larklind Cerkezi, janë shprehur shumë të kënaqur për këtë bashkëpunim, që sipas tyre do ta dërgojë dua.com në tjetër nivel dhe do të ndihmojë në arritjen e plotë të qëllimit të platformës, që është bashkimi i njerëzve dhe komuniteteve!

Zgjidhje për diasporat globale!

Në botë ka pothuajse 300 milionë emigrantë. Që i bie se afërsisht 1 në 25 njerëz që jetojnë në këtë planet janë emigrantë. Pra dua.com trajton një nevojë themelore për këto komunitete të shpërndara globalisht. Ajo lidhë të vjetrën me shtëpinë e re. Njësoj si AllianceBlock, edhe dua.com po ndërton ura të reja.  Migrimi ndërkombëtar sjell dërgesa ndërkombëtare. Po flasim për afërsisht 700 miliardë dollarë amerikanë që transferohen çdo vit nga emigrantët në familjet dhe komunitetet e tyre në vendin e origjinës. Pra, dua.com është një zgjidhje për këto komunitete globale, pasi që ofron një platformë të integruar për mesazhe. Ajo i lejon përdoruesit e saj të gjejnë lehtësisht njerëz të rinj, të komunikojnë, të qëndrojnë të lidhur, dhe të bëjnë transaksione. Dua AG po bashkëpunon me AllianceBlock për të ndërtuar shërbime bankare dixhitale për ato komunitete.

Rachid Ajaja, CEO dhe themelues i AllianceBlock thotë se asetet dixhitale u ofrojnë komuniteteve të fragmentuara mundësi të papara, kur bëhet fjalë për pagesat dhe dërgesat e parave. “Ky partneritet është një shembull tjetër i një kompanie tradicionale që hyn në sferën e kriptove. Përmes platformës sonë Fundrs, teknologjia unike e DeFi e AllianceBlock do t’ju ndihmojë përdoruesve të dua.com të kenë më shumë kontroll mbi financat e tyre, duke u mundësuar atyre që të dërgojnë në mënyrë të sigurt dhe të lirë kripto asete për familjet dhe komunitetet e tyre”, thotë ai.

“Derisa AllianceBlock po ndërton të ardhmen e financave, dua.com po ndërton të ardhmen e komunitetit. Së bashku ne po ndërtojmë të ardhmen e financave dhe komunitetit – që shkojnë dorë për dore“, ka thënë CEO dhe themeluesi i dua.com, Valon Asani.

“Misioni i AllianceBlock është fisnik dhe i guximshëm. Jemi krenarë që jemi pjesë e këtij udhëtimi me Rachid, Matthijs, Christen dhe ekipin e tyre të mrekullueshëm. Duke kapërcyer këtë hendek të madh midis financave tradicionale, të centralizuara dhe të decentralizuara, kjo jo vetëm që do të ulë kostot dhe do të krijojë mundësi më të mëdha, më të shpejta dhe më të lehta për të hyrë në kapital, por gjithashtu do të fuqizojë njerëzit. Ky është pikërisht qëllimi që na lidh më shumë: Fuqizimi i njerëzve”, tha Asani.

Deri më sot, dua.com ka ndërtuar një komunitet prej 270’000 përdoruesish të regjistruar në këtë platformë, 500’000 ndjekës në rrjete sociale, si dhe ky aplikacion është përdorur mbi 1 miliard herë nga komuniteti shqiptarë. Kjo ka rezultuar në mbi 2 milion përputhje mes anëtarëve të dua.com. Këta numra janë tregues i punës së palodhëshme, duke pasur parasysh se aplikacioni dua.com u lançua vetëm 16 muaj më parë!

Dua Pay dhe AllianceBlock Technologies

Bazuar në rritjen e kësaj platforme, bashkëpunimi me AllianceBlock vjen në kohën e duhur, pasi që ekipi i dua.com po punon vazhdimisht për të zgjeruar platformën me dua pay, DUA Token, DUA stablecoin (kripto valutë e qëndrueshme e mbështetur me ALBT) dhe në shumë projekte që do të vijnë!

dua pay është një platformë remitancash dhe pagesash me transaksione në kripto valuta. dua pay po ndërtohet për të mishëruar vizionin se asnjë komunitet i fragmentuar nuk duhet të paguajë tarifa të tepruara kur bëhet fjalë për dërgimin e parave jashtë vendit.

dua pay sapo është pranuar në Programin Venture të Harvard Innovation Lab dhe fitoi vendin e dytë në #RemTech Demo Day të TechQuartier, mbështetur nga emra të mëdhenj si Visa, EY dhe Germany Trade & Invest.

AllianceBlock po tejkalon hendekun midis financave të decentralizuara dhe financave tradicionale, duke korrigjuar çështjet që ekzistojnë në të dy sferat dhe duke i lidhur ato më ngushtë së bashku. Ata e shohin të ardhmen e financave si një sistem të integruar në të cilin më të mirët e të dy botëve mund të punojnë së bashku për të rritur flukset e kapitalit dhe inovacionin teknologjik.

dua.com do të fuqizojë komunitetin e vetë, duke u mundësuar përdoruesve të përdorin teknologjinë AllianceBlock për:

  • Projekte fillestare për financim
  • Pagesat dhe veçanërisht Remitancat
  • Shërbimet e tjera si transaksionet e shkëmbimit të aseteve
  • Një sistem shpërblyes për komunitetin tonë
  • Si dhe do ta huazojë teknologjinë e DeFi dhe AllianceBlock për të ofruar shërbime dixhitale bankare

Me ndihmën e AllianceBlock, lançimi i dua pay do t’u mundësojë njerëzve të dërgojnë para në formë kripto monedhash të qëndrueshme, të cilat janë të lehta për t’u përdorur, shumë të sigurta dhe pothuajse të menjëhershme, pa pothuajse asnjë tarifë. Duke i bërë kështu  transfertat ndërkombëtare të parave shumë më efektive dhe të arritshme sesa kompanitë financiare tradicionale aktuale.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që dua pay po bëhet më në fund realitet! Për dekada të tëra, njerëzit kanë dërguar para tek më të dashurit e tyre me tarifa të paarsyeshme. Ne besojmë se njerëzit më në fund do ta kapërcejnë këtë barrë të mahe dhe do të kursejnë deri në 90% të kostos, duke dërguar para përmes zgjidhjes sonë. Jam i bindur se me mbështetjen e AllianceBlock, dua pay do të lulëzojë duke u dhënë mundësi të reja financiare komuniteteve të fragmentuara”, ka thënë kreu i dua pay, Ardit Trikshiqi.

Në këtë bashkëpunim të mahnitshëm, dua sjell komunitetin e saj në AllianceBlock dhe AllianceBlock sjell teknologjinë e saj në komunitetin e dua.com. Të dy palet shprehen shumë të ngazëllyer për këtë bashkëpunim unik dhe zotohen se do të vazhdojnë të punojnë vazhdimisht dhe me shumë pasion, derisa ky vizion i bukur të bëhet realitet!

Artikull i sponzorizuar