LAJMI I FUNDIT:

Droni Kratos XQ-58A Valkyrie pilotohet me sukses nga një pilot i inteligjencës artificiale

Droni Kratos XQ-58A Valkyrie pilotohet me sukses nga një pilot i inteligjencës artificiale

Droni eksperimental Kratos XQ-58A Valkyrie ka përfunduar zyrtarisht një test gjatë të cilit kontrollohej nga inteligjenca artificiale, njoftoi Laboratori Kërkimor i Forcave Ajrore (ARFL).

Fluturimi testues u zhvillua më 25 korrik në Kompleksin e Testimit dhe Trajnimit Eglin në Florida, gjatë të cilit droni ishte nën kontrollin e pilotit të teknologjisë së inteligjencës artificiale për një periudhë prej tre orësh.


Ky test pasoi dy vjet kërkime dhe zhvillimi të kryera së bashku nga ekipi Skyborg Vanguard i përbërë nga personeli nga laboratori i lartpërmendur dhe Qendra e Forcave Ajrore, me qëllim zhvillimin e avionëve luftarakë pa pilot, përcjell Telegrafi.

After Successful Flight Tests for Skyborg, XQ-58 'Continuing to Evolve' | Air & Space Forces Magazine

Kratos XQ-58 Valkyrie është një avion luftarak pa pilot (UCAV) të cilin Kratos Defense & Security Solutions aktualisht po e teston për programin e Forcave Ajrore të SHBA-së për demonstrimin e sulmeve me kosto të ulët (LCASD). Valkyrie është projektuar për të qenë “i padukshëm” dhe është prodhuar si pjesë e portfolios të projektit të teknologjisë së aeroplanëve me kosto të ulët (LCAAT).

“Qëllimi është të zhvillohen agjentë të inteligjencës artificiale dhe të mësimit të makinerive që do të kryejnë aftësi moderne ajër-ajër dhe ajër-tokë që mund të transferohen menjëherë në programin CCA”, tha koloneli Tucker Hamilton, shefi i testimit dhe operacioneve të inteligjencës artificiale në Forcat Ajrore.

Programi CCA, emri i të cilit i referohet avionëve luftarak bashkëpunues, ka për detyrë zhvillimin e dronëve luftarakë që do të jenë në gjendje të operojnë së bashku me avionët luftarakë F-22 dhe F35 me pilotë njerëzorë.

Ekipi i Operacioneve Autonome Ajrore Luftarake (AACO) zhvilloi algoritmet e fluturimit, dhe u shpenzua një kohë e konsiderueshme për të rafinuar këto algoritme gjatë simulimeve, fluturimeve eksperimentale të avionëve X-62 VISTA, operacioneve të avionëve XQ-58A dhe testimit në tokë.

Në të ardhmen, droni XQ-58A Valkyrie do të shërbejë si mbështetje për pilotët njerëzorë dhe gjeneratën e gjashtë të avionëve luftarakë. /Telegrafi/