Një peshkaqen i madh i bardhë notoi frikshëm afër një bregu në Australi, vetëm disa metra larg peshkatarëve që qëndronin në ujërat e cekëta të detit.

Sipas Daily Mail, përcjell Telegrafi, peshkaqeni dy metra, që besohet të jetë i ri, patrulloi në breg për dy orë në një plazh të njohur në Port Stephens në veri të Newscastle gjegjësisht në New South Wales më 4 tetor.

Në pamjet e mëposhtme shihet po ashtu një person i cili iu afrua nga afër peshkaqenit.

Fotografi, Toby Nicol, tha se nuk po mund t’u besonte syve të tij, kur filmoi atë nga lart, me dronin e tij.

“Peshkaqeni po patrullonte në ujërat e cekëta për rreth dy orë, dhe gati po kalonte në plazh”, tha ai. /Telegrafi/