LAJMI I FUNDIT:

Droni ka marrë pamjet e fushës turke, ku janë shtrirë mijëra tepihë të punuar me dorë – që t’ju zbuten ngjyrat nën rrezet e diellit (Foto)

Droni ka marrë pamjet e fushës turke, ku janë shtrirë mijëra tepihë të punuar me dorë – që t’ju zbuten ngjyrat nën rrezet e diellit (Foto)

Imazhet e mahnitshme të realizuara nga droni, shfaqin një fushë në Turqi, ku janë shtrirë mijëra tepihë të punuar me dorë, që dielli t’ju zbutë ngjyrat dhe t’ju rritet vlera sa më shumë.

Në hapësirën prej 200 hektarësh, që ndodhet në fshatin turistik Desemealti të Antalias, janë shtrirë më se 25 mijë tepihë, transmeton Telegrafi.


Temperaturat e larta që po mbizotërojnë këtë vit në atë zonë, do të bëjnë që ngjyrat e tyre të zbuten, bashkohen dhe të harmonizohen mes vete. Varësisht nga dëshira, tregtarët i lënë ato jashtë aq sa duan që ngjyrat e tyre të zbehen.

Para se të aplikohet kjo metodë natyrore, e vjetër disa dekada, tepihët lahen, thahen dhe shkunden nga pluhuri, ndërsa shtrihen për çdo ditë gjatë një muaji.

“Kemikalet që kanë ngjyrat e materialit që përdoret për endje, janë shumë të forta dhe t’i marrin sytë. Nën diell tonet zbuten, bëhen shumë më të dashura”, ka thënë Ibrahim Geyikoglu, përfaqësues i Unionit të Eksportuesve të Tepihëve me bazë në Stamboll. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Google Maps ka

Google Maps ka "mjegulluar" një shtëpi në një rrugë të zakonshme në Ohio - për një arsye të veçantë

Interesante
Ja një “test truri” i ri, i cili po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale

Ja një “test truri” i ri, i cili po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale

Interesante
Kopshti Shadzeh i Iranit,

Kopshti Shadzeh i Iranit, "një diamant në mes të shkretëtirës"

Interesante
Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Fun
Njeriu më i vjetër në botë ka një këshillë për një jetë më të gjatë

Njeriu më i vjetër në botë ka një këshillë për një jetë më të gjatë

Interesante
Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa

Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa "fluturon në ajër"

Fun
Kalo në kategori