LAJMI I FUNDIT:

Dronët turk Bayraktar do të prodhohen në Ukrainë nga viti 2025

Dronët turk Bayraktar do të prodhohen në Ukrainë nga viti 2025

Kompania turke, Baykar planifikon të fillojë prodhimin e dronëve luftarakë Bayraktar TB2 dhe Bayraktar Akinci në Ukrainë në vitin 2025.

Kështu së paku ka deklaruar CEO i kompanisë turke, Haluk Bayraktar, i cili ka dhënë edhe disa detaje rreth projektit.

“Ndërtimi në Avia Ventures LLC, njësia lokale e Baykar (në Ukrainë), po vazhdon sipas planit dhe hapja e biznesit është planifikuar për vitin 2025”, tha ai.


Kreu i kompanisë përmendi se pjesa kryesore e punës përgatitore në fabrikë tashmë është duke u zhvilluar.

Sipas tij, pritet që termocentrali të elektrizohet në muajin korrik të këtij viti, raportojnë mediat turke.

Në gusht të vitit të kaluar u bë e ditur për fillimin e ndërtimit të fabrikës për prodhimin e dronëve turke Bayraktar në Ukrainë.

Ambasadori ukrainas në Turqi, Vasiliy Bodnar, tha se ndërtimi do të zgjasë disa muaj dhe se prodhimi do të fillojë para fundit të vitit 2023. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Bosnja
Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Bosnja
Stafi i USAID-it merr një email tjetër - urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

Stafi i USAID-it merr një email tjetër - urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

Amerika
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Bosnja
Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori