LAJMI I FUNDIT:

Dron me tritol në ndeshjen Shqipëri-Izrael: ISIS-i planifikoi sulme terroriste në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri

Dron me tritol në ndeshjen Shqipëri-Izrael: ISIS-i planifikoi sulme terroriste në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri

Një dron me tritol, një pistoletë me gaz dhe dy armë zjarri automatik e pushkë, janë armët të cilat do të përdoreshin në tri atentate të sinkronizura mes tyre dhe ndaj stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, ku do të luhej ndeshja Shqipëri-Izrael.

Është Policia e Kosovës e cila për herë të parë hedh dritë mbi planin e të dyshuarve për lidhje me celulat e ISIS në Siri, ku sipas tyre 23 personat e arrestuar në Kosovë e Shqipëri mbanin lidhje me Lavdërim Muhaxhirin.

Sipas planit të zbuluar nga Agjencitë e Inteligjencës në Kosovë e Shqipëri, ka rezultuar se sulmet do të kryheshin në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni në ambiente ku do të kishte prani tifozësh përgjatë fillimit të ndeshjes mes kombëtares izraelite e asaj shqiptare.


Për këto dyshime për të cilat Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë dhe ajo speciale në Kosovë po hetojnë në pranga janë vënë 22 persona 18 në Kosovë dhe 4 në Shqipëri.

Sipas përgjimeve, ka rezultuar se sulmet terroriste do të ishin të ngjashme me ato që ndodhën në Francë në nëntor të vitit 2015, nga ku mbetën 129 persona të vdekur.

Objektivat të cilat do të sulmoheshin ishin të parapërcaktuara ku dhe si do të sulmohej po ashtu dhe ora ishte përzgjedhur e cila duhet të përkonte pak minuta pas nisjes së ndeshjesh zyrtare Shqipëri-Izrael e vlefshme për kualifikuesit e botërorit Rusi 2018.

Prokuroria e krimeve të rënda në Tiranë është treguar e rezervuar për të bërë publike rolin e katër shqiptarëve të arrestuar në këtë grup, ndërsa jo zyrtarisht është pranuar se celula me bazë në Shkodër do të kujdesej për të realizuar aktin e parë terrorist në stadium.

Plani për të realizuar aktet terroriste në Ballkan duke nisur nga Shqipëria, Kosova e më pas Maqedonia është zbuluar gjatë përgjimit të një bisede telefonike në gjuhën arabe dhe të koduar që Lavdërim Muhaxheri ka patur me adhuruesit e tij në Kosovë e Shqipëri.

Pas kësaj bisede të dyshuarit janë mbajtur në survejim nga policia për t’u arrestuar në operacione të ndryshme nisur nga 4 nëntor në Prishtinë e më pas më 6 nëntor në Shkodër.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori