Drogë, para e telefona kapen në kufi


Gjatë kalimit në pikën kufitare “Qafa e Morinës”, Policia ka ndaluar veturën Golf 5 me targa RKS, ku gjatë kontrollimit brenda në veturë është gjetur një sasi rreth 22 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Përveç substancës narkotike në cilësi të provave materiale janë konfiskuar edhe një veturë, pesë telefona celularë dhe disa valuta të shteteve të ndryshme, njofton policia.
Vozitësi mashkull dhe tre pasagjerë meshkuj janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Foto: Arkiv
Nga
Telegrafi
21/11/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































