LAJMI I FUNDIT:

Droga ishte gati, edhe skafi për ta transportuar atë – por aksioni nuk shkoi ashtu siç ishte paramenduar (Video)

Droga ishte gati, edhe skafi për ta transportuar atë – por aksioni nuk shkoi ashtu siç ishte paramenduar (Video)

Policia Kufitare e Vlorës ka parandaluar dhe goditur një tjetër rast të tentativës për trafik me rrugë detare të lëndëve narkotike.

“Sekuestrohet një sasi prej rreth 380 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, e fshehur rreth 20 metra larg bregut të detit në Akërrni, Vlorë”, njofton policia.


Në vijim të operacionit u kap dhe u sekuestrua gjithashtu edhe një mjet lundrues “Skaf”, i fshehur në anë të lumit Vjosë, në Novoselë të Vlorës.

Drejtoria Vendore e Kufirit Vlorë, pas një pune disa ditore, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, se në zonën nr.33 Kallënga, në Akërrni-Vlorë, po grumbullohej një sasi lënde narkotike me qëllim për ta trafikuar jashtë vendit me gomone, ka zhvilluar një kontroll të imtësishëm të zonës ku ishte informacioni.

Si rezultat i kontrollit, shkruan BW, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën 19 pako me një sasi rreth 380 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Pakot me lëndë narkotike u gjetën të fshehura në shkurre rreth 20 m nga bregu i detit.

Në vazhdim të operacionit ku në zonën e Hidrovorit u kap një sasi lënde narkotike për tu trafikuar drejt Italisë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, në vazhdim të operacionit, rreth orës 16:00 bënë të mundur kapjen e një skafi ngjyrë bardhë e blu, me një motorr “Mercury 200hp”, i fshehur në anë të lumit Vjosë, pranë fshatit Bishan, Novoselë, Vlorë.

Mjeti po bëhej gati për të trafikuar lëndën narkotike. Për transportimin e sasisë dhe mjetit lundrues u bashkëpunua me GdF. Ndërko Specialistët e Sektorit për Narkotikët në D.V.P Vlorë po vijojnë kryerjen e veprimeve hetimore. Operacioni po vazhdon për kapjen e autorëve.

Fotografia kryesore: ILUSTRIM

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori