LAJMI I FUNDIT:

Driton Azizi nga UNIQA: Suksesi ynë më i madh është kënaqësia e klientëve tanë

Driton Azizi nga UNIQA: Suksesi ynë më i madh është kënaqësia e klientëve tanë

Driton Azizi drejton një ndër kompanitë më të mëdha në Maqedoni dhe për këtë kemi vendosur që së bashku me OEMVP-në të intervistojmë të njejtin. Për të mësuar për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.

UNIQA për disa vite renditet si një ndër brendet më të fuqishme ne Maqedoni. Përshkruajeni suksesin tuaj me 3 fjali
Të gjithë e dimë se suksesi nuk është destinacioni përfundimtar, por një proces i vazhdueshëm, sistematik dhe në kontinuitet. Dhe as suksesi dhe as dështimi nuk janë thjesht ngjarje që ndodhin brenda natës. Është një proces dhe qëndrueshmëri në mënyrën sesi performojmë, duke pasur një qëllim dhe vizion të qartë për të qenë sa më të mirë.
Megjithë mundësitë sfiduese ekonomike dhe sociale në rajonin tonë dhe më gjerë, me kalimin e viteve kemi arritur të ndërtojmë një brend të fortë dhe të jemi një partner i vlefshëm për klientët tanë. Dhe në këtë kuptim suksesi ynë më i madh është kënaqësia e klientëve tanë dhe natyrisht i punonjësve tanë.


Na tregoni një gjë për të cilën jeni krenar për konpaninë tuaj dhe pse?
UNIQA gjatë viteve të kaluara ka patur rritje dhe zhvillim të vazhdueshëm me rezultate financiare të shkëlqyera. Në Maqedoni, UNIQA është pasardhësi i SIGAL-it, i pranishëm në tregun maqedonas që prej vitit 2004 duke ofruar sigurimet e jojetes dhe prej vitit 2011 duke ofruar produktet e jetës nëprmjet kompanisë UNIQA Life. Ne ofrojmë produkte cilësore dhe standarde të larta në komunikimin me klientët. Qëllimi ynë është që në këto periudha të pasigurta t’i ndihmojmë njerëzit të kuptojnë nevojën dhe të mbrohen nga rreziqet e jetës moderne. Dhe në këtë mënyrë të kontriubojm në zvogëlimin e të paktën disa prej shqetësimeve të tyre dhe të zbusim humbjen e tyre financiare.
Nga treguesit për suksesin e punës së kompanive të sigurimeve, jam krenar të përmendet se në këtë periudhë UNIQA është e vetmja kompani në tregun maqedonas të sigurimeve që ka rritje të primit si në policat e sigurimit jo të jetës ashtu edhe në kontratat e sigurimit të jetës. Puna e përkushtuar e menaxhmentit të kompanisë, nënkuptonte jo vetëm menaxhimin e suksesshëm të krizës Covid, por edhe realizimin e ambicieve të kompnaisë për t’u bërë një kompani udhëheqëse në tregun maqedonas të sigurimeve. Konfirmimi i kësaj janë arritjet e kompanisë në klasën që sjell më shumë kontrata dhe prime, klasa 10 – sigurimi i autopërgjegjësisë ndaj palës së tretë.

Cilat janë mësimet që ju keni marrë për të gjitha këto vite përvoje?
Unë besoj fuqimisht se të punosh me vlera të vërteta dhe të larta është gjithmonë rruga e duhur. Formulë e thjeshtë, Blueprint për sukses nuk ekziston, atë e krijon çdo individ për vete, nuk ka diçka që është universale dhe pa afat. Dhe kjo është perkujdesja e vlerave të vërteta. Ajo që unë kam mësuar gjatë këtyre viteve është se një vizion i qartë, krijimii i një identiteti të fortë korporativ, vlerësimi dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor, shërbimi i lartë dhe orientimi ndaj klientit, si dhe një etikë e fortë pune dhe standarde pune të përcaktuara në përputhje me vizionin mund të na bëjnë të gjithëve të jemi në gjendje të mbijetojmë dhe të ecim përpara. në këto (siç e dimë të gjithë) kushtet sfiduese shoqërore, politike dhe ekonomike.

Cila është përvoja juaj me të rinjtë që punojnë me ju. A jeni të kënaqur me punën e tyre
Termi rini shpesh shoqërohet me gjallëri, gëzim, entuziazëm dhe pasion. Rinia dhe e ardhmja gjithmonë do të lidhen, sepse nuk mund të ekzistojnë në mungesë të njëra tjetrës. Rinia është simbol i rëndësishëm i forcës dhe këmbënguljes.
Kur punonjësit e rinj fillojnë punën në kompaninë tonë, ne i prezantojmë ata me kompaninë duke u fokusuar në tre fusha: njohjen e bashkëpunimin me punonjësit e tjerë, të mësuarit rreth “university UNIQA”, dhe njohja me anëtarë të ndryshëm me profil të lartë të komunitetit të profesionistëve të UNIQA. Për të tërhequr vëmendjen e njerëzve më të talentuar në UNIQA si punonjës potencial në një fazë të hershme, ne fokusohemi veçanërisht në kontaktin me potenciale të larta nëpërmjet programit tona disa vjeçar të praktikës në UNIQA.
Njerëzit që punojnë në UNIQA vijnë nga një grup profesionesh të larmishme – nga praktikantët e shitjeve deri tek matematicienët, inxhinierët dhe mjekët. Pavarësisht përvojave dhe background-it të ndryshëm arsimor, ata që të gjithë ndajnë diçka thelbësore: një pasion të përbashkët për UNIQA dhe një dëshirë e përkushtim për të luajtur një rol aktiv në formësimin e së ardhmes.
Si pjesë e politikës strategjike të Burimeve Njerëzore të UNIQA, ne identifikojmë punonjësit me potencial të lartë, duke investuar në zhvillimin e tyre profesional. NE po rekrutojmë dhe mbajmë njerëzit më të mirë, sepse për të ofruar shërbimet më të mira për klientët tanë, ne kemi nevojë për talentet më të mira.

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen dhe cili është mesazhi yt për ndërmarësit e rinj?
Me përshpejtimin e shpejtësisë së ndryshimeve në industrinë tonë, suksesi ynë i deritanishëm, përmbushja e gamës së gjerë të sfidave me të cilat jemi përballur dhe mënyrave se si i jemi gjendur pranë kleintëve tanë, na japin besimin e prosperitet të mëtejshëm në këtë mjedis dinamik ndryshimesh. Rrjedhimisht, ne kemi vendosur targete të reja financiare ambicioze për vitin 2021, dhe Bordi ynë po punon ngushtësisht me menaxhimin për t’i kthyer këto angazhime në impakte të prekshme.
Së bashku, me njerëzit tanë, ne do ta kthejmë vitin 2021 në një kapitull krenar të historisë sonë. Pasi kemi arritur kaq shumë, udhëtimi ynë vazhdon. Performanca jonë prej rreth 2 dekada na ka vendosur në një pozicion të shkëlqyer, për përmbushjen e objektivave të strategjisë me klientët në qendër për të punuar me energji dhe me ambicie për çka na pret.
Mesazhi im ndërmarësit e rinj është që të mësojnë mentalitetin e tregut lokal dhe të analizojnë në detaje nevojat e ekonomisë. Asnjëherë të mos heqin dorë nga ideja e një sipërmarrësi, asnjë fillim nuk është i lehtë, është e rëndësishme që çdo dështim të jetë një motiv shtesë për një fillim të ri. Çdo histori suksesi ka uljet dhe ngritjet e veta, gjëja më e rëndësishme është të ngrihesh dhe të provosh përsëri. Nuk ka sipërmarrës të dështuar, ka njerëz që heqin dorë lehtë.

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Lajme
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Kalo në kategori