Pak kush ka besuar në të kaluarën se një prokuror shqiptar do të guxojë t’i ndjek penalisht për krime lufte, komandantët më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Aq më pak një prokurore.
Por, prokurorja Drita Hajdari po e bën një gjë të tillë.
Ajo tashmë ka thyer mitin e komandantëve të paprekshëm nga prokurorët vendës duke hapur një rast të krimeve të luftës që përfshinë gjithë kreun e UÇK-së.
Prokurorja Speciale, Drita Hajdari është duke hetuar vrasjen e dy civilëve shqiptarë më 2 tetor 1998 në rajonin e Malishevës. Vrasjen e tyre e ka kryer UÇK-ja. Përgjegjësinë e ka marrë Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.
Insajderi ka mësuar se lista e të dyshuarve për këto dy vrasje të kualifikuara si krime lufte, është mbi 20 eprorë e ushtarë të UÇK-së.
Njëri prej të dyshuarve kryesor është Fatmir Limaj, ish-komandant i Brigadës 121. Vrasja ka ndodhur nën përgjegjësinë e kësaj brigade.
Mirëpo, përgjegjësinë për këtë vrasje, Limaj ia ka hedhur Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së bazuar në në komunikatën që merrte përgjegjësinë.
Ndonëse, nuk ka një dokument apo dëshmi të saktë se nga kush përbëhej shtabi në atë kohë, protagonistët kanë thënë se struktura kryesore e këtij shtabi përbëhej prej komandantit të përgjithshëm – Azem Syla, zëvendëskomandanti – Sokol Bashota, zëvendëskomandantit tjetër që ishte edhe zëdhënës – Jakup Krasniqi, drejtorit politik – Hashim Thaçi dhe Inspektorit të përgjithshëm – Rexhep Selimi.
Prokurorja Drita Hajdari është caktuar në Departamentin për krime lufte në Prokurorinë Speciale. Këtë përgjegjësi e ka marrë vullnetarisht pas dështimit për disa muaj për t’i zgjedhur tre prokurorë në kuadër të këtij departamenti.
Ajo tashmë ka marrë përgjegjësinë për hetimin e krimeve që deri tash kanë qenë kompetencë e rezervuar e Gjykatës së Hagës, UNMIK-ut dhe së fundi EULEX-it.
Me këto raste janë marrë vetëm gjyqtarët vendës të caktuar në trupe gjykuese të udhëhequra nga gjyqtarë ndërkombëtarë. Jo rrallë herë janë sulmuar e stigmatizuar këta gjyqtarë për shkak të pjesëmarrjes në gjykime të eprorëve të UÇK-së.
Prokurorja Hajdari kishte ngritur ndjekur penalisht ish-ministrat Astrit Haraqija dhe Valton Beqiri. Të dy janë shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Ajo ka ngritur aktakuzë edhe për ndërtimet e egra dhe degradimin e Prishtinës kundër dhjetë inspektorëve komunalë.
Aktualisht është duke akuzuar për terrorizëm Slobodan Gavriqin – shtetas i Serbisë. Ai ishte zënë me 17 kilogramë eksploziv në Prishtinë.
Një rast tjetër i madh i terrorizmit është duke u gjykuar – ai i terrorizmit që lidhet me liqenin e Badocit. Prokurore e rastit është Drita Hajdari.
Ndërkohë, nën hetim e ka edhe rastin e Salih Mekajt, ish-kryetar i Gjykatës së Apelit, i dyshuar për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit. /Insajderi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë