LAJMI I FUNDIT:

Drita e telefonave të mençur mund ta shkaktojë plakjen e parakohshme

Drita e telefonave të mençur mund ta shkaktojë plakjen e parakohshme

E mbani mend kur keni qenë në shkollë dhe e keni dëgjuar mësuesen e fizikës të flet për karakteristikat e ndryshme të dritës?

Epo, as ne faktikisht nuk e mbajmë mend, transmeton Telegrafi.


Por, fatmirësisht ka plot njerëz që tërë jetën ia dedikojnë shkencës.

Këta njerëz e kanë zbuluar se si drita nga ekranet e telefonave të mençur mund të ndikojnë në jetën tonë dhe zbulimin e tyre e kanë ndarë me ne.

Sipas këtyre ekspertëve, drita që lirohet nga telefonat e mençur mund të na bëjë të plakemi para kohe.

Ata thonë se edhe ekspozimi afatshkurtër në këtë dritë shkakton mos balancime të ndryshme.

Në këtë rast, mungesa e balancimit shkakton stres oksidativ, që nënkupton se qeliza dëmtohet për shkak të oksidimit.

Dhe, ka plot letra shkencore që e tregojnë lidhjen mes këtij procesi dhe plakjes.

Por, para se të vendosni ta hidhni telefonin nga dritarja, duhet at kuptoni se ende ka spekulime sa i përket vlefshmërisë së këtij zbulimi.

Kjo çështje nuk është studiuar në tërësi ende dhe efektet afatgjate të dritës së pajisjeve elektronike ende janë të panjohura. /Telegrafi/