Drita dhe Malisheva do të takohen me fillim nga ora 13:00 në kuadër të xhiros së nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Në sfidën e cila do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, synimi i vetëm i të dyja skuadrave është të marrin pikët e plota.


Drita vjen në këtë sfidë me një moral të lartë pas triumfit në derbin lokal ndaj Gjilanit, teksa Malisheva së fundmi u mposht nga Llapi me rezultat 2-1.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave në Gjilan kishte përfunduar me fitore të pastër 2-0 për Dritën.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Ovouka, Pëllumbi, Bejtullai, Krasniqi, Limaj, Broja, Dabiqaj, Zidane, Sheji, Manaj.

Malisheva: Pas pak…

telegrafi sport app