LAJMI I FUNDIT:

Dreshaj: Nuk e pranojmë vendimin e PZAP-it, do të ankohemi në Gjykatën Supreme

Dreshaj: Nuk e pranojmë vendimin e PZAP-it, do të ankohemi në Gjykatën Supreme

Vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rivotim në komunën e Istogut nuk e pranon kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj.

Dreshaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se do ta pranonin vendimin vetëm për rinumërim, por jo për rivotim.


PZAP: Komuna e Istogut shkon në rivotim
Lexo po ashtu PZAP: Komuna e Istogut shkon në rivotim

“Kjo është absurde të dërgosh një komunë për rivotim. Nëse do të bëhej rinumërimi i votave do ishte më logjike”, theksoi ai.

Ai gjithashtu tha se do ta dërgojnë çështjen në Gjykatën Supreme të Kosovës.

“Nuk i frikësohem askujt, prapë kam për ta mundur kundër kandidatin”, potencoi Gani Dreshaj.   /Telegrafi/