Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka kërkuar që të largohet kriteri diskriminues, i cili parasheh që pensionistët t’i kenë 15 vjet përvojë pune para luftës.
“Pa të kaluarën nuk ka të ardhme”, kështu ka thënë Shemsedin Dreshaj, deputet i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK), për kriteret e vendosura ndaj pensionistëve kontributdhënës, që sipas tij, janë diskriminuese.
I ftuar RTV Dukagjini, Dreshaj ka thënë se duhet të krenohemi me ata që shkojnë në pension, për kontributin që kanë dhënë në ndërtimin e vendit.
Sipas tij, duhet që të largohet kriteri diskriminues, i cili parasheh që pensionistët t’i kenë 15 vjet përvojë pune para luftës.
“Dua të ju them që është e pandershme që të punosh 14 vite e 11 muaj para vitit 1999, dhe të llogaritet sikurse nuk ke dhënë kontribut fare”, ka thënë ai.
Sipas tij, vërehet një neglizhencë dhe diskriminim në kriteret ndaj pensionistëve kontributdhënës.
“Këto grupe të pensionistëve, janë të margjinalizuara, pasi që një pjesë e tyre kanë vdekur, pjesa tjetër që do të dalin në pension nuk e meritojnë këtë pension, ato fonde janë plaçkitur nga okupuesi serb, atëherë çka pritet këtu, që të gjithë janë zero, ky ligj është diskriminues”, ka thënë Dreshaj.
Sipas Dreshajt, nuk bën ndonjë diferencë se kush është në pushtet e kush do të vijë në të ardhmen, sepse siç thotë ai, mundi që është bërë me vite nuk duhet të neglizhohet.
“Brenda 60 dite ky ligj do të vijë në Kuvend. Unë shpresoj që të gjithë ne që jemi deputetë, të kthehemi nga ata që na kanë sjellë në Kuvend, t’i kthehemi popullit”, ka shtuar Dreshaj.
Ndërsa, sa i përket tërheqjes së mjeteve nga Trusti, ai ka thënë se ato janë para të kursyera për ditë të zeza, të cilat nuk duhet të preken, por siç thotë ai “pasi dora e Qeverisë nuk po vërehet, në këtë krizë që po kalon vendi edhe unë e mbështes iniciativën e PDK-së për tërheqjen e mjeteve nga Fondi Pensional”.
Sipas Dreshajt, nëse Qeveria do të kishte bërë hapat që do të duhej të bëheshin në menaxhimin e krizës, sikur tregu të ishte stabil dhe sikur shporta e qytetarit të ishte e mbrojtur, atëherë nuk do të kishte nevojë të tërheqen mjeteve nga Trusti.
Ndërkaq, më 31 maj, AAK-ja përmes një konference për media, ka bërë të ditur se ka ndërmarrë një nismë ligjore për heqjen e diskriminimit për pensionistët kontributdhënës, sepse sipas tyre, mosnjohja e stazhit të punës është një padrejtësi për pensionistët.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Kurti për The Guardian: Deklarata e Blinkenit ishte e padrejtë, e gabuar dhe shumë naive

Serwer: Për situatën në veri, SHBA-ja po mbështet 100 për qind Serbinë

Hoxha: Kurti mund të shkarkohet apo të dorëhiqet

Spahiu: Çdo minut që Kosova nuk e largon Albinin, largohet me vite nga Perëndimi

Kryetari i Zubin Potokut: Do t’i dëgjoj rekomandimet e ShBA-së, sot e kam ushtruar detyrën në Çabër

Presidenti kroat komenton zhvillimet në veri: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është e pavarur

Imagine Films Sh.P.K

Nina Boxes NPSH

Imagine Films Sh.P.K

Brace Law

NextSEO

Shitet banesa 121.52m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje
Më të lexuarat

Serwer: Për situatën në veri, SHBA-ja po mbështetë 100 për qind Serbinë

Kurti për The Guardian: Deklarata e Blinkenit ishte e padrejtë, e gabuar dhe shumë naive

Hoxha: Kurti mund të shkarkohet apo të dorëhiqet

Si t'i njohim huliganët në një protestë: Këto janë detajet që i dallon ata, tregon eksperti serb

Presidenti kroat komenton zhvillimet në veri: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është e pavarur

Kryetari i Zubin Potokut: Do t’i dëgjoj rekomandimet e ShBA-së, sot e kam ushtruar detyrën në Çabër