LAJMI I FUNDIT:

Drenusha Latifi: Ju rrëfej jetën time të re larg muzikës, gjithçka ndryshoi me ardhjen në jetë të fëmijëve të mi

Drenusha Latifi: Ju rrëfej jetën time të re larg muzikës, gjithçka ndryshoi me ardhjen në jetë të fëmijëve të mi
Foto: Drenusha Latifi/Instagram

E nisi karrierën në moshë shumë të re, fillimisht si modele, dhe madje mbahet mend si njëra ndër “miss”-et e para të Kosovës. Më pas publikoi disa këngë, nga ku mori edhe statusin e këngëtares, epitet të cilin nuk po e “ruan” me largimin që ka bërë tash e sa vite nga muzika – është kjo Drenusha Latifi, e cila tash e katër vite i mungon tregut muzikor shqiptar për nga aspekti i prurjeve të reja.

Tash e sa kohë, ajo është zhvendosur në Suedi, ndërsa i është përkushtuar tërësisht jetës personale. Si nënë e dy fëmijëve, Drenusha thotë se ndjehet e bekuar me dashurinë që i falin ata, dhe se ndjehet mirë që është kjo arsyeja që po e mban larg muzikës. Në një intervistë për Telegrafin, Drenusha vjen pas kaq kohësh për të na rrëfyer jetën e saj të re, se si ka ndryshuar që nga koha kur në jetë erdhën dy fëmijët, që ajo i quan bekimin e saj: Ynwa dhe Zak.


Drenusha, ka kohë që jeni distancuar nga muzika dhe i jeni përkushtuar familjes. Na trego pak sa ju mungon angazhimi i dikurshëm në muzikë?

Nuk më mungon fare muzika, ngaqë unë kam zgjedh familjen. Kam gjithë kohën e duhur për t’ia kushtuar më të dashurve të mi.

Drenusha Latifi: Nuk më mungon muzika (Foto: Drenusha Latifi/Instagram)

A keni menduar të riktheheni me këngë të re?

Nuk e di, dhe nuk mund të them asgjë me siguri, por jo, për momentin s’kam vendosur asgjë. Jam mirë kështu siç jam.

Këtë vit jeni bërë nënë për herë të dytë, pasi sollët në jetë djalin të cilin e pagëzuat me emrin Zak. Sa ka ndryshuar jeta jote që nga koha kur jeni bërë nënë?

Sigurisht që ka ndryshuar, mund të them se jeta ime prej se jam bërë ka ndërruar totalisht, sidomos tani me dy fëmijë. Angazhimet janë krejt tjera, dhe normal dashuria është më e madhe.

Çfarë do të thotë fjala nënë për ty?

“Krenari që kam arritur të sjellë në jetë dy qenien të mrekullueshme”.

Latifi: Jam krenare që kam arritur të sjellë në jetë dy qenie të mrekullueshme që janë fëmijët e mi (Foto: Drenusha Latifi/Instagram)

Me tu martuar ndërruat edhe vendbanim duke u zhvendosur në Suedi. Na trego pak sa ka ndryshuar jeta jote atje?

Tani jetoj ne Malmo, normalisht për mu ka qenë një ndryshim drastik mirëpo unë merrem me rritjen e fëmijëve të mi edhe jam adaptuar shumë mirë në shoqërinë suedeze.

A ju merr malli për familjen dhe sa shpesh vini në Kosovë?

Po më merr malli shumë për familjen dhe shoqërinë në Kosovë, e vizitoj së paku dy herë në vit.

Ju shohim në rrjetet sociale se jeni mjaft aktive dhe bëni një jetë të lumtur në krahët e bashkëshortit. Na trego pak sa ju mbështet Atilla në çdo hap tuajin të jetës?

Atilla më ka suportuar gjithmonë edhe nga ai e kam pasur shumë më të lehtë të jetoj në një shtet tjetër neve, përveç se jetojmë së bashku edhe punojmë bashkë, vendimet i marrim bashkë, d.m.th e mbështesim njëri-tjetrin.

Drenusha Latifi: Atilla – bashkëshorti që më mbështet dhe më bën të ndjehem e plotësuar (Foto: Drenusha Latifi/Instagram)

Kur jemi te rrjetet sociale, çfarë mendimi ke për to dhe sa marrin kohë ato nga jeta jote?

Është mirë që ekzistojnë. Unë i kam private dhe i ndaj me njerëzit e mi që më duan dhe i dua, nuk është që unë jam shumë aktive sa ju thoni, por herë pas here kur jam me e lidhë çlodhem pak dhe informohem rreth çdo situate.

Një ditë e zakonshme e Drenushës: Si nis? Si vazhdon dhe si përfundon?

Zgjohem e dërgoj vajzën, Ynwen, në kopsht kthehem. Te shtëpia dhe bëj punët e shtëpisë merrem me djalin pastaj punoj nga shtëpia rreth kompanisë që e kemi me Atillën, dal ndoshta për kafe me shoqe. Në ora 15:00 e marr Ynwen nga kopshti, e bëjmë drekën bashkë, se ajo ka dëshirë të më ndihmojë (qesh). Pastaj vjen edhe Atilla varësisht, ai nuk ka orar sepse punon shumë. Më pas hamë drekën bashkë, ndodh që e hamë jashtë, dhe pasdite jemi komplet familja dmth.

Drenusha Latifi prej vitesh është zhvendosur në Suedi, ku jeton me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj (Foto: Drenusha Latifi/Instagram)

Jeni jashtë tregut muzikor për momentin, por çfarë mendimi keni ju për tregun muzikor aktual?

Ka filluar të ketë shumë muzikë të mirë në Kosovë, e cila po dëgjohet edhe jashtë trojeve shqiptare, mendoj që tregu muzikor është zhvilluar shumë viteve të fundit.

Dikur keni qenë edhe modele. Sa ju mungon koha kur sfilonit në pasarelat e modës?

Absolutisht hiç s’më mungon, sepse në kohen time gjerat nuk vlerësoheshin, sidomos modelizmi nuk është fusha që kam ndonjë nostalgji.

Cilën nga këngët tuaja e keni më së shumti për zemër?

Këngën e parë kur kam marr pjesë në një festival në Kosovë, e cila titullohet “Sa herë ke gabuar”.

Drenusha Latifi e ka nisur karrierën si modele, dhe është një ndër “miss”-et e para në Kosovë (Foto: Drenusha Latifi/Instagram)

Thënia juaj e jetës?

“Asnjëherë”.

Drenusha Faleminderit shumë që ishe pjesë e intervistës. Për fund, cili do ishte mesazhi yt për lexuesit e Telegrafit?

Faleminderit shumë edhe nga ju, ju përshëndes shumë të gjithë lexuesve. /Telegrafi/

Foto: Drenusha Latifi/Instagram

Në trend

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori