Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Xhavit Drenori i ka quajtur absolutisht të pabaza dhe të papranueshme akuzat e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili deklaroi se “anëtari i VV-së ka vjedhur vota”.
Drenori është shprehur se kryetari i Drenasit ka bërë vepër penale me akuzat e lëshuara në drejtim të tij. Në një prononcim për Insajderin, asamblisti në Kuvendin Komunal të Drenasit deklaroi se “Lladrovci degradoi personalitetin tim me ato akuza”.
“Paraqitja mediale e z. Lladrovci lë shumë për të dëshiruar. Një njeri si kryetar i Komunës, t’i lëshoi ato fjalë në publik dhe akuza të tilla në Kuvend është e papranueshme por megjithatë ne jemi mësuar me z.Lladrovci dhe e dimë mirë kapacitetin e tij”, ka thënë Drenori.
Drenori deklaroi se pretendimet e Lladrovcit janë kontraverze, raporton Insajderi.
“Nga 2 mijë e shtatëqind e diçka vota që i kisha fituar si kandidat për kryetar të Drenasit, tani i kam marrë 4 mijë e më shumë vota, dhe kjo është e kundërta e asaj që ka thënë z. Lladrovci”, tha Drenori për Insajderin.
Madje, Drenori tregon edhe arsyen, që sipas tij, e ka bërë kryetarin e Komunës së Drenasit “ta humbasë vetën”.
“Ai mbeti i humbur nga faktet që ja përplasa në seancën e Kuvendit Komunal, kur familja e tij në mënyrë të paligjshme ndërhyn në çështje politike. Ai ka humbur arsyen. Edhe në seancën e Kuvendit ai nuk ka ditur as çfarë po thotë”, ka deklaruar Drenori.
Megjithatë, anëtari i VV-së thotë se nuk do të ndërmarr asnjë rrugë ligjore ndaj siç thotë ai, “shpifjeve të Lladrovcit”.
“Akuzat janë absolutisht të pabaza, por ai nuk din as të bëjë akuza se nuk di se çfarë janë akuzat. Kam rrugë ligjore që ka uzurpuar pronën, dhe kjo është më e rëndësishme se një fjalë goje e z.Lladrovcit në Kuvendin Komunal. Këto janë veprime që nuk ja vlejnë t’i dërgoj në Gjykatë”, deklaroi ai.
Gjatë seancës së Kuvendit Komunal të Drenasit, më 28 qershor, Lladrovci deklaroi se Drenori “ka vjedhur më shumë vota se secili kandidat tjetër në Vetëvendosje”.
“Prej 700 votave ke ra në 70, ma shumë se tanë tjerët në Vetëvendosje ke vjedhë. Mos i manipulo qytetarët”, i thotë Lladrovci, Drenorit gjatë seancës së Kuvendit Komunal të Drenasit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ceremonia përmbyllëse e regjistrimit të popullsisë, Kurti: Kemi mbledhur të dhëna të rëndësishme që ndihmojnë në planifikimin e së ardhshmes
Kamerat e sigurisë me inteligjencë të lartë artificiale, nis vendosja e tyre në Prishtinë
Kontroll në objekte hotelierike në Shkup, arrestohen 9 persona
Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kosova më 27 maj në agjendë, Hyseni: Presim epilog pozitiv
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”
Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania
Parashikimi i motit për fundjavë
Nga Tirana drejt botës: Pse qytetarët e Malit të Zi zgjedhin aeroportin “Nënë Tereza”?
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë