Dren Abazi shquhet si njëri prej artistëve me stilin më të veçantë muzikor.

Ndonëse nuk është shumë aktiv në projekte muzikore, ai po vazhdon të jetë mjaft i ndjekur dhe i pëlqyer nga publiku.


Së fundmi, në rrjetet sociale ka sjellë një seri të imazheve dhe videove teksa ishte i pranishëm në koncertin e kitaristit anglez, Eric Lapton, i cili njëherësh është edhe këngëtari i tij i preferuar.

drenabazi 60421034 146512006479532 5103420316759099538 n Dren Abazi (Foto: Instagram/drenabazi)

"24 orë pa gjumë, dy aeroplanë, tre trena për të parë idhullin e fëmijërisë, një dhe të vetmin, Eric Lapton, çfarë nate", ka shkruar Abazi.

Ndryshe, kënga e fundit e lansuar nga Dreni është "Deja Vu", projekt ky që u mirëprit nga publiku. /Telegrafi/