Sipas një vëzhgimi të Institutit për Politikat Ekonomike, shefat ekzekutivë të firmave më të mëdha në Amerikë u paguan mesatarisht nga 15.6 milionë dollarë në vitin 2016.
Në një raport të publikuar të enjten, autorët Lawrence Mischel dhe Jessica Schieder thonë se kjo pagesë është 271 herë më e lartë se rroga e zakonshme e një punonjësi në të njëjtat kompani.
Raporti 271 me 1 në paga midis shefit ekzekutiv dhe punonjësit është pak më e ulët se ç’ka qenë në vitet e fundit, por mbetet mjaft larg raportit 20 me 1 në vitin 1965 apo 59 me 1 në vitin 1989.
Pagat e shefave ekzekutivë janë rritur jashtëzakonisht krahasuar me ato të punonjësve të thjeshtë në dhjetëvjeçarët e fundit dhe shumë më shpejt se sa ç’është rritur vlera në bursë e këtyre kompanive.
Këto shifra përfshijnë rrogën, të drejtën për të blerë aksione me një çmim të caktuar si dhe shpërblimet.
Faqja e internetit salary.com thotë se shefat ekzekutivë paguhen shumë për shkak të aftësive dhe përgjegjësive të tyre “ekstreme” dhe shton se vetëm një numër i kufizuar njerëzish mund t’i kryejë këto funksione, shkruan Telegrafi.
Nga ana tjetër, punonjësit amerikanë me pagesa minimale marrin diku te 15 mijë dollarë në vit. Shumica e punonjësve paguhen natyrisht më shumë se kaq dhe shumë shtete kanë një pagë minimale më të lartë se 15 mijë dollarë, megjithatë ka njerëz që paguhen një mijë herë më pak se shefat ekzekutivë më të paguar në treg.
Paga minimale në Amerikë prej 7.25 dollarë për orë nuk është rritur në tetë vite. Një grupim i quajtur Biznes për një Pagë Minimale të Drejtë thotë se inflacioni gjatë këtij tetë vjeçari e ka ulur në 15 për qind më shumë vlerën reale të kësaj page minimale.
Ndërkohë që shumë biznese kundërshtojnë rritjen e pagës minimale, me argumentin se kjo do të pasohet me më pak vende pune, grupimi në fjalë thotë se punonjësit më pak të paguar mund të rrisin kërkesën në treg dhe të zhvillojnë kësisoj ekonominë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë