LAJMI I FUNDIT:

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, konfiskon dokumente me rëndësi historike

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, konfiskon dokumente me rëndësi historike

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, gjatë inspektimeve në institucione të ndryshme të vendit, ka vërejtur se në kundërshtim me Ligjin “Për Arkivat”, muzetë, shkollat dhe institucionet tjera, mbajnë jashtë çdo kriteri teknik dokumentet që datojnë para vitit 1945.

“Ligji i Arkivave përcakton qartë se ‘Arkivi Qendror Shtetëror ruan, përpunon, administron dhe shërben dokumentet që janë trashëguar nga shteti shqiptar nga periudha parashtetërore gjithashtu dhe dokumentet që janë krijuar nga institucionet qendrore e vendore të administratës shtetërore deri në vitin 1944’″, deklaroi sot drejtori i Arkivave, Ardi Bido.


Në këtë kuadër, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka grumbulluar gjatë dy muajve të fundit, më shumë se 5000 dokumente me rëndësi historike kombëtare, të para vitit 1945.

Ndër to mund të përmendim dokumente greqisht dhe osmanisht të shekullit XIX dhe fillim shekullit XX, dokumente të Institutit “Nana Mbretreshë“të vitit 1933 e në vijim dhe dokumente të Institutit Bujqësor në Kavajë të viteve 1939-1943. Gjithashtu, dokumente të shkollës fillore femërore në Berat të vitit 1927, amza të shkollave të ndryshme, letra e Aqif pashë Elbasanit e vitit 1920 dhe diplomë e vitit 1916 etj.

Këto dokumente do t’u ofrohen studiuesve në kohë shumë të shkurtër, pas përpunimit të tyre.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave u bën apel të gjitha institucioneve shtetërore që mbajnë dokumente të këtij lloji dhe që ende nuk janë inspektuar nga DPA, t’i dorëzojnë ato sa më shpejt, sipas ligjit. Në të kundërt, do të merren masat përkatëse administrative ndaj titullarëve dhe punonjësve të sekretari-arkivave të këtyre institucioneve. /ata/

Në trend Kultura

Më shumë
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?

“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?

Kulture
XHUBLETA

XHUBLETA

Poezi
FRIKË

FRIKË

Poezi
Didaktikë historie

Didaktikë historie

Kulture
Vepra poetike Kadare!

Vepra poetike Kadare!

Analiza
Shqipja e kërcënuar!

Shqipja e kërcënuar!

Analiza
Kalo në kategori