Drejtoria e Inspeksionit, në Komunën e Prishtinës ka ndërmarrë dy aksione të tjera që kanë të bëjnë me lirimin e hapësirës publike si dhe rrënimin e ndërtimeve pa leje.
“Me inspektimet e përditshme në terren, inspektorët kanë konstatuar se në rrugën “Nazim Gafurri”, një lokal ka shtuar pa leje një pjesë të objektit. Rasti tjetër ka të bëjë me shtrim të asfaltit në hapësirë publike, pa poseduar leje nga organi kompetent, duke dëmtuar kështu hapësirën e gjelbëruar”, thuhet në njoftimin për media.
Në të dy rastet, Inspektorët e Rendit Komunal kanë urdhëruar paraprakisht palët që t’i heqin të gjitha shtesat pa leje. Meqë një gjë e tillë nuk ka ndodhur, Drejtoria e Inspekcionit është detyruar që të intervenojë, duke e rrënuar kështu shtesën pa leje në objekt, si dhe duke liruar hapësirë publike për gjelbërim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aksionet në veri, Haxhiu: Përpjekje për të shtrirë sovranitetin – ndërkombëtarët të na mbështesin
Jazbec: Koalicioni i ri do të ketë një shumicë shumë të madhe në Kuvend, është bazë e mirë për të përshpejtuar rrugën evropiane të RMV-së
Haradinaj-Stublla: Mbyllja e degëve të bankës serbe në veri, ndali pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251