Një drejtor shkolle është dënuar me burg pasi sulmoi me një çekiç metalik zëvendësdrejtorin e tij në një shkollë në Port Talbot, Uellsin Jugor.

Anthony John Felton, 54 vjeç, goditi disa herë zëvendësdrejtorin Richard Pyke, 51 vjeç, ndërsa ai ishte ulur në zyrën e tij, duke besuar se ky i fundit kishte një lidhje dashurie me një mësuese me të cilën Felton kishte një fëmijë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Ngjarja tronditëse, e kapur nga kamerat e sigurisë, ndodhi në shkollën St Joseph më 5 mars.

Felton, i cili kishte fshehur mjetin nën pallto, e sulmoi Pyke nga pas, duke e rrëzuar përtokë, ndërsa kolegët ndërhynë menjëherë.

Felton, i përshkruar në gjykatë si i përfshirë në një “reagim xhelozie të tepruar”, u dënua me 28 muaj burg nga Gjykata në Swansea.

Shkolla ka dënuar aktin dhe po ofron mbështetje për stafin dhe nxënësit. /Telegrafi/