LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Policisë së Kosovës: Droga ishte kamufluar në 400 pako të ngjashme me lloje të ndryshme të mishit

Drejtori i Policisë së Kosovës: Droga ishte kamufluar në 400 pako të ngjashme me lloje të ndryshme të mishit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti thotë se me datë 3 maj ka pranuar informacion se një dërgesë e dyshimtë që destinuar për Kosovën ndodhet në një port italian.

Mehmeti thotë se është arritur marrëveshje me autoritetet italiane që e njëjta ngarkesë të përcillet nga institucionet e sigurisë të këtyre vendeve dhe Shqipërisë.


“Institucionet e këtyre shteteve kanë pasur komunikim të vazhdueshëm dhe në kohë reale. Kjo ngarkesë në Kosovë ka arritur me 15 maj dhe e njëjtë është ndalur në parkingun e biznesit të dyshuar. Kjo ngarkesë është mbikëqyrur gjatë gjithë kohës. Sot të dyshuarit kanë filluar të tërheqin ngarkesën e dyshuar të narkotikëve me ç’rast kanë ndërhyrë njësitet special të policisë së Kosovës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Mehmeti thotë se substancat narkotike ishin paketuar në 400 pako dhe të njëjtat dyshohet se ishin nisur nga Brazili.

“Substanca narkotike ishte e kamufluar me pako të ngjashme si lloje të ndryshme të mishit”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës thotë se janë në kërkim edhe persona tjerë të dyshimtë si të përfshirë në këtë rast.

“Aktualisht janë shtatë të arrestuar, të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës. Mund të ketë edhe tjerë”, tha Samedin Mehmeti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori