LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Milanit: Mora kërcënime me vdekje kur e shita Tonalin tek Newcastle

Drejtori i Milanit: Mora kërcënime me vdekje kur e shita Tonalin tek Newcastle

Shefi ekzekutiv i Milanit, Giorgio Furlani ka pranuar se shitja e Sandro Tonalit tek Newcastle bëri që ai të përjetonte disa prej ditëve më të vështira në krye të klubit, kur mori kërcënime me vdekje nga tifozët.

Në një dokument 24-faqësh të publikuar nga shkolla e biznesit të Harvardit, që përfshinte gjithashtu edhe disa komente nga ai, drejtori i ‘Rossonerëve’ reflektoi mbi mënyrën se si mediat dhe tifozët mund të kenë ndikim tek klubi në baza ditore.

Milani e shiti Tonalin në verën e vitit të kaluar në një marrëveshje të vlefshme prej 60 milionë eurosh, sidoqoftë, klubi u desh të ballafaqohej me zemërimin e tifozëve për faktin se humbën njërin nga idhujt e tyre.


“Isha i vetëdijshëm për paqëndrueshmërinë që vinte nga fakti se mediat dhe tifozët flasin për klubin tonë, por e kuptova që nuk ka mënyrë për t’i shpëtuar asaj çfarë thonë në TV ose shkruajnë në gazeta”.

“Me të vërtetë ka një ndikim tek ju në ditët e këqija. Dhe pastaj ka ditë edhe më të trishta, sikur atëherë kur mora kërcënime me vdekje, për shembull, kur ne e shitëm Tonalin, njërin prej lojtarëve tanë më të mirë”.

“Në këto momente unë thashë: Në rregull, këto janë gjëra që nuk iu mësojnë në shkollën e biznesit të Harvardit”, ka thënë Furlani./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo i bindi dy lojtarë të Man United t’i bashkohen klubit me një telefonatë të thjeshtë

Ronaldo i bindi dy lojtarë të Man United t’i bashkohen klubit me një telefonatë të thjeshtë

Premier League

"Kjo nuk është aspak e hijshme", Vedat Muriqi i zhgënjyer me trajtimin që po i bëhet tek Mallorca

La Liga
Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Ndërkombëtare
Merret vendimi për të ardhmen e Xabi Alonsos – shefi i Bayer Leverkusen zbulon gjithçka

Merret vendimi për të ardhmen e Xabi Alonsos – shefi i Bayer Leverkusen zbulon gjithçka

Bundesliga
“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

Serie A
Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Ndërkombëtare
Kalo në kategori