Drejtori i kompanisë ‘Interpersonnel Kosova’, Musa Ahmeti, që është partner i kompanisë gjermane ‘DEKRA’ ka thënë se kontratat që bën kompania që ai drejton janë të ligjshme dhe të përhershme me shtetin gjerman.
Ahmeti në “Dossier D” në RV Dukagjini ka thënë se Gjermania kërkon nga vendet ballkanike rreth 70 mijë infermierë, në ndërtimtari rreth 40 mijë, agronomi dhe bujqësi rreth 50 mijë, industri rreth 35 mijë, industrinë e makinave rreth 20 mijë, informatikë dhe teknologji rreth 15 mijë punëtorë.
“Këta punëtorë kanë rroga dhe kushte jashtëzakonisht të favorshme. Ne kemi argumente se një pjesë e mirë e atyre që shkojnë në Gjermani, punojnë dhe nuk shkëputen nga familja. Ata investojnë në Kosovë dhe një pjesë edhe kthehen dhe krijojnë ndërmarrje të vogla dhe të mëdha”, tha ai.
Ahmeti thotë se qëllimi nuk është të largohet stafi mjekësor nga Kosova, por të trajnohen të papunët që dëshirojnë të punojnë në Gjermani.
“Atyre personave dëshirojmë t’u mësojmë gjuhen gjermane në nivelin përkatës ku ata dëshirojnë të punojnë dhe të certifikohen e të përgatiten profesionalisht në mënyrë që kur të shkojnë në Gjermani të kenë një vend pune të garantuar dhe të kenë një apartament ku do të qëndrojnë, të kenë kushtet e punës dhe kontratë pune”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Drejtori i kompanisë Interpersonnel Kosova thotë se të gjithë ata që përgatiten nga kjo kompani, u garantohet viza dhe vendi i punës deri në pension.
“Kjo kontratë ju garanton rrogë gjermane minimale 1,500 euro neto dhe të gjitha kontributet dhe siguracionet që i kërkon legjislacioni gjerman. Unë them zyrtarisht se në ‘Interpersonnel’ askush nuk ka nënshkruar kontratë me 1,500 euro rrogë. Rroga më e vogël që është nënshkruar për infermierë ka qenë 1,900 euro neto deri në 7,950 euro”.
Ahmeti thotë se rroga e madhe vjen për ata profesionistë që kanë tituj shkencorë, patent shofer, eksperiencë në punë të ndryshme./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën