LAJMI I FUNDIT:

Drejtori ekzekutiv i OpenAI bën thirrje për bashkëpunim global për të rregulluar inteligjencën artificiale

Drejtori ekzekutiv i OpenAI bën thirrje për bashkëpunim global për të rregulluar inteligjencën artificiale

Sam Altman, drejtori ekzekutiv i OpenAI, shfrytëzoi një udhëtim të profilit të lartë në Korenë e Jugut të premten për të bërë thirrje për koordinim global të rregullimit të inteligjencës artificiale gjeneruese, teknologji e cila e mbështet chatbot-in e tij të famshëm.

Reklama

“Teksa këto sisteme bëhen shumë të fuqishme, ato kërkojnë vëmendje speciale, dhe vlen të theksohet se ajo ka ndikim global. Për shkak të kësaj nevojitet një bashkëpunim ndërkombëtar”, deklaroi Altman në një event të mbajtur në Seul përpara takimit të tij me presidentin korean, Yoon Suk Yeol.

Ai është një nga qindra ekspertët kryesorë që kohët e fundit paralajmëroi për rrezikun e zhdukjes së njerëzve nga inteligjenca artificiale, duke thënë se zbutja e kësaj mundësie “duhet të jetë një përparësi globale krahas rreziqeve të tjera në shkallë shoqërore si pandemitë dhe lufta bërthamore”, raporton CNN, transmeton Telegrafi.

Altman shpjegoi të se shqetësimi i tij nuk ishte “paaftësia jonë për t’u përshtatur, por është shpejtësia me të cilën e gjithë kjo mund të ndodhë”.

“Nëse ju studioni historinë e revolucioneve të teknologjisë, që duket se përafërsisht në dy breza, ne mund të përshtatemi me pothuajse çdo ndryshim të tregut të punës. Por nëse e gjithë kjo ndodh në 10 vjet, kjo është një sfidë e re”, tha ai.

Qeveritë janë nën presion për të rregulluar inteligjencën artificiale. Në një deklaratë të së premtes, Presidenti Yoon theksoi rëndësinë e standardeve ndërkombëtare për të parandaluar “efektet anësore” të padëshiruara që lidhen me platforma të tilla si ChatGPT, duke thënë se duhet vepruar “me shpejtësi”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Prezantohet Nokia XR21 Limited Edition, HDM Global filloi prodhimin në Evropë

Prezantohet Nokia XR21 Limited Edition, HDM Global filloi prodhimin në Evropë

Teknologji
Pse po mbinxehet iPhone 15-shi?

Pse po mbinxehet iPhone 15-shi?

Teknologji
Sneaker X është një kompjuter i fuqishëm në formën e lëkurës

Sneaker X është një kompjuter i fuqishëm në formën e lëkurës

Teknologji
Meta planifikon shërbime abonimi pa reklama për përdoruesit e Instagram dhe Facebook në Evropë

Meta planifikon shërbime abonimi pa reklama për përdoruesit e Instagram dhe Facebook në Evropë

Teknologji
Apple Support nuk do të ofrojë shërbim për klientët në rrjetin social X

Apple Support nuk do të ofrojë shërbim për klientët në rrjetin social X

Teknologji
Një përdorues i iPhone 15 lëshon një paralajmërim – thotë se një aplikacion po e zbraz 25% të baterisë së telefonit të tij

Një përdorues i iPhone 15 lëshon një paralajmërim – thotë se një aplikacion po e zbraz 25% të baterisë së telefonit të tij

Teknologji
Kalo në kategori