LAJMI I FUNDIT:

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore në kuadër të Policisë së Kosovës dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij.

Në lidhje me këtë Arbër Beka nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në një prononcim për Telegrafin ka thënë se janë ndërmarrë disa veprime hetimore si dhe ka komunikim të vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë të cilës i janë përcjellë raporte/ deklarata lidhur me këto veprime hetimore.


Sipas Bekës, IPK në kuadër të veprimeve hetimore, sipas procedurave të parapara ka njoftuar edhe Mbrojtësin e Viktimave të cilët kanë parashtruar kërkesën për Urdhër Mbrojtës në gjykatën kompetente.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës ka ndërmarrë disa veprime hetimore lidhur me rastin në fjalë dhe ka komunikim të vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë të cilës i janë përcjellë raporte/ deklarata lidhur me këto veprime hetimore.

IPK në kuadër të veprimeve hetimore, sipas procedurave të parapara ka njoftuar edhe Mbrojtësin e Viktimave të cilët kanë parashtruar kërkesën për Urdhër Mbrojtës në gjykatën kompetente”, ka thënë Beka.

Sipas tij, IPK është e njoftuar lidhur me Urdhrin Mbrojtës nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe se ky urdhër është duke u implementuar nga institucioni përgjegjës.

“IPK është duke ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Prokurorinë Themelore Mitrovicë dhe në bazë të gjeturave të hetimit do të ndërmerren masat e nevojshme”, ka thënë Beka për Telegrafin.

Telegrafi po ashtu ka dërguar pyetje në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë dhe është në pritje të një përgjigje.

Ndryshe, drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore në kuadër të Policisë së Kosovës R.M, po akuzohet nga gruaja e tij për dhunë në familje.

L. M në një rrëfim tronditës për gazetën Nacionale, ka treguar se si ajo ishte subjekt i dhunës sistematike nga burri i saj.

“Më ka rrahë para fëmijëve”, “Më ka kërcënu me vrasje dhe zhdukje të gjurmëve”, “E kam lanë punën, e kam ikë nga Kosova”, janë vetëm disa nga thekset kryesore të intervistës së L.M. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori